U filmuan fshehurazi duke urinuar, pamjet u shpërndanë në faqet pornografike/ Vendimi i gjykatësit trondit gratë spanjolle

Një gjykatës spanjoll ka tronditur grupet e të drejtave të grave duke hedhur poshtë një rast që përfshinte gra që filmoheshin fshehurazi duke urinuar në publik dhe videot më pas postoheshin në ueb-faqe pornografike.

Sipas mediave të huaja, regjistrimet e rreth 80 grave dhe vajzave u bënë kur ato po urinonin në një rrugë anësore për shkak të mungesës së “objekteve adekuate”.

Ato u kapën nga kamerat e fshehura në festivalin lokal A Maruxaina në qytetin veriperëndimor të Cervo.

Siç bëjnë të ditur mediat, në shumë raste pamjet treguan nga afër organet gjenitale dhe fytyrat e grave.

Ato u ngarkuan në faqet pornografike, disa prej të cilave kërkonin para për t’i parë.

Me zbulimin e kësaj, shumë nga të prekurat ndërmorën veprime ligjore në vitin 2020, duke bërë thirrje që regjistrimet, autori i të cilëve mbetet i panjohur, të hetohen me arsyetimin se e drejta e tyre për intimitet ishte shkelur.