Zbardhet ngjarja në Tiranë/ 26-vjeçari qëlloi më thikë gruan e huaj dhe u hodh nga lartësia, ndërrojnë jetë të dy

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme. Një i ri 26-vjeçar Kliton Pira ka goditur me thikë një grua, shtetase të huaj, e cila ka dalë nga banesa ka zbritur poshtë ka kërkuar ndihmë. Ndërsa burri  dyshohet se është hedhur nga kati i 8 dhe ka ndërruar jetë në vend. Gruaja e huaj e identifikuar si Jawsackie Jaboah ka ndërruar jetë në spital.

Ngjarja ka ndodhur afër shkollës Pjetër Budi, pranë Gjykatës së Tiranës, te ish-Ekspozita.

“Rreth orës 18:00, në bulevardin “Gjergj Fishta” në një banesë me qira ditore, gjatë një konfliktit të çastit, shtetasi me iniciale K. P., 26 vjeç, dyshohet se ka goditur me thikë një shtetase të huaj me iniciale J. J, 31 vjeçe, dhe më pas është hedhur nga lartësia dhe për pasojë ka ndërruar jetë. 31-vjeçarja u dërgua menjëherë në spital, por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të fundit

“Vdekja e Greqisë”, Elon Musk ndez debatin në rrjet me vetëm dy fjalë

Miliarderi i teknologjisë Elon Musk ka shprehur këtë të martë shqetësimin e tij për krizën demografike që po përkeqësohet...

Kur natyra godet: Mbi 198 milionë dollarë humbje çdo vit, 5 mijë shqiptarë të prekur

Mbi 198 milionë dollarë në vit, 16.5 milionë në muaj apo rreth 550 mijë dollarë në ditë. Kaq para humbet Shqipëria nga ndryshimet klimatike...

Avokati zbulon shifrat, ja sa para iu zhvatën shqiptarëve nga “skemat piramidale” online

Ish-prokurori Besnik Muçi zbuloi në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, se qytetarët shqiptarë kanë depozituar në platformën TXEX dhe të...

Pasuria e Trump rritet me miliarda nga kriptomonedha e re

Pasuria e familjes Trump është rritur me rreth 5 miliardë dollarë në letër, pasi kompania e tyre e re financiare, World Liberty Financial, hodhi në treg...

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

Territori shqiptar në orët e para të mëngjesit dhe mesditës së kësaj të mërkure parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash ku herë...

Lajme të tjera

Web TV