20 kg kanabis fshehur në sediljet e makinës, arrestohet 25-vjeçari në Kakavijë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 25-vjeçar ka rënë në pranga e policisë së Kakavijës pasi i është gjetur në makinë një sasi e madhe kanabisi.

Bëhet me dije se në pranga rënë shtetasi Flavio Goxho. 25-vjeçari po udhëtonte me një mjeti tip “volvo”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, nga shërbimet e Policisë Kufitare, në sediljet e pasme të mjetit, në një vend të përshtatur janë gjetur 17 pako të mbështjella, brenda të cilave kishte lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sattiva, me peshë totale 20 kg.

Gjithashtu janë proceduar penalisht dhe 5 shtetas të huaj të cilët janë kapur me lëndë narkotike kanabis.

Njoftimi i plotë:

Intensifikohen kontrollet për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Brenda pak orëve goditen tre raste të kësaj veprimtarie kriminale.

Arrestohet në flagrancë një 25-vjeçar, si dhe procedohen penalisht pesë shtetas të huaj.

Sekuestrohet 20 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sattiva, 63 doza me lëndë të dyshuar Cannabis Sattiva, 1 automjet dhe 1 aparat celular.

Shërbimet e Policisë Kufitare Kakavije, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Gjirokastër, si rezultat i shtimit të kontrolleve me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar në informacionet në rrugë operative dhe në analizën e riskut, në dalje të RSH-së, pas verifikimit të të dhënave në sistemin TIMS, kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë automjetin tip “volvo” që drejtohej shtetasi F. G., 25 vjeç, banues në Gjirokastër.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, nga shërbimet e Policisë Kufitare, në sediljet e pasme të mjetit, në një vend të përshtatur janë gjetur 17 pako të mbështjella, brenda të cilave kishte lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sattiva, me peshë totale 20 kg.

Lexo edhe :  Rrëfehet Edita Tahiri: Amerikanët më ofruan postin e presidentes, Haradinaj më pengoi

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike, automjeti dhe 1 aparat celular.

Të fundit

Ylli katalanas refuzoi 100 milionë euro nga Arabia Saudite

Pini Zahavi, agjenti i Robert Lewandowski-t ka zbuluar ofertën e bujshme që ka refuzuar lojtari i tij vetëm për...

Mjeshtri i Madh Bujar Asqeriu feston 69 vjetorin

Sot, aktori i madh dhe një ndër njerëzit më të vyer të skenës shqiptare, Bujar Asqeriu feston ditëlindjen. Në këtë 13 dhjetor, Mjeshtri i Madh...

Alizoti ironizon Ramën: Kryeministri s’i ndërpret pushimet

Deputeti demokrat, Tomorr Alizoti, ka komentuar në studion e Syri Tv situatën problematike të zjarreve në vendin tonë. Alizoti theksoi se Shqipëria vijon të...

Pas zjarreve, Greqia tani përballet me një tërmet

Sikur të mos mjaftonin zjarret shkatërrimtare, Greqia është përballur mbrëmjen e së mërkurës dhe me një tërmet të fortë. Sipas të dhënave nga EMSC, tërmeti...

“Tornado” godet shqiptarin në Itali, i gjenden të fshehura 700 mijë euro

Një shtetas shqiptar është vënë në qendër të një hetimi të thelluar nga autoritetet italiane, si pjesë e një organizate ndërkombëtare të trafikut të...

Lajme të tjera

Web TV