“Pandora Papers” si i shmangu Tony Blair mijëra dollarë taksa

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryeministri britanik, Tony Blair dhe bashkëshortja e tij kanë shmangur 312 mijë paundë taksa gjatë blerjes së disa zyrave në Londër.

Zbulimi bëhet në dokumentet e rrjedhura nga “Pandora Papers”, që po publikohen nga konsorciumi i gazetarëve investigativë ndërkombëtarë, ICIJ.

Dokumentet tregojnë se në një rast, Tony dhe Cheryl Blair kanë blerë pronën në qendër të Londrës përmes një kompanie të regjistruar në parajsa fiskale, duke iu shmangur mijëra dollarëve taksa që duhet të paguanin.

Dokumentet nxjerrin gjithashtu lidhje mes Presidentit rus, Vladimir Putin me asete të fshehta në Monako dhe Kryeministrin çek, Andrej Babis që ka fshehur dhe nuk ka deklaruar blerjen e dy vilave në Francë me vlerë totale prej 15 milionë eurosh.

Kjo është rrjedhja e radhës e dokumentave sekrete brenda shtatë viteve të fundit, që kanë nisur me Paradise Papers, vazhduar me Panama Papers, LuxLeaks dhe FinCen. Por, për dalllim nga të parat, “Pandora Papers” mund të hapë “Kutinë e Pandorës”, pasi janë të parat të këtij lloji që përfshijnë drejtpërdrejt pasuritë e fshehura nga politikanët.

BBC thotë se ajo ka akses së bashku me The Guardian te 12 milionë dokumenta dhe dosje nga 14 shërbime financiare dhe kompani të regjistruara në parajsa fiskale, përfshirë Ishujt Virxhin, Panama, Belize, Qipro, Emiratet e Bashkuara Arabe, Singapori dhe Zvicra.

Deri më tani besohet se të paktën emrat e 35 udhëheqës aktualë dhe ish-udhëheqës, mbi 300 ish-zyrtarë të lartë të vendeve të ndryshme të botës përmenden në këto dokumenta, së bashku me llogaritë dhe pasuritë e fshehta që zotërojnë.

Të fundit

Trump rinovon Shtëpinë e Bardhë: Do të ndërtoj një sallë vallëzimi prej 200 mln dollarësh

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i cili po rinovon Shtëpinë e Bardhë sipas dëshirës së tij, do të ndërtojë...

Martesë në burgun e Fierit, një histori dashurie që sfidon izolimin

Në një realitet të mbushur me kufizime, ku muret ndajnë botën e jashtme nga ajo e brendshme, një histori e rrallë por mjaft e...

Kthjellime dhe vranësira kalimtare…parashikimi i motit për sot

Vendi ynë këtë të premte do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik ushtarak moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira të pakta...

527 – Justinian I bëhet perandor i vetëm i Bizantit

Më 1 gusht të vitit 527, pas vdekjes së xhaxhait të tij, Justinit I, Justinian I u bë sundimtar i vetëm i Perandorisë Bizantine....

Fluturimet drejt “qytetit më të rrezikshëm” në botë po rifillojnë pas 13 vitesh

Pas një pauze prej plot 13 vitesh, qyteti i dikurshëm i luftës, Aleppo, do të rinisë sërish fluturimet. Duke nisur nga 1 gushti, “Turkish...

Lajme të tjera

Web TV