Kalaja e Rodonit dhe roli i Skënderbeut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kepi i Rodonit është një rrip toke në formë gadishulli që futet në brendësi të detit Adriatik. Ai shtrihet në formë trekëndëshi midis gjirit të Rodonit në veri dhe atij të Lalzit në jug. Në veri të tij derdhet lumi i Ishmit një nga lumenjtë e vegjël të Shqipërisë.

Kepi i Rodonit është kepi më i madh në vendin tonë, i cili mbyll nga ana e jugut gjirin e Drinit. Paralel me bregun e tij shtrihen kodra argjilore, të cilat dallohen nga format e rrumbullakëta që e rrethojnë krejt kepin. Një pjesë e tyre mbulohen nga pyje të vogla duke krijuar dy ngjyra shplodhëse : të kaltrën e detit dhe të gjelbrën e bregut.

Kalaja e Rodonit ndodhet në kepin e Rodonit. Princi Karl Topia dëshironte ta kthente këtë vend në një kantier detar, ndërsa Skënderbeu, duke synuar që të kishte një dalje të afërt në det, ngriti këtu një kështjellë. Kjo kala filloi të ngrihej mbas rrethimit të parë të Krujës në vitin 1450. Përfundimi i saj mendohet të jetë rreth vitit 1452. Muri i kështjellës së Rodonit arrinte në një gjatësi prej 400 metrash dhe në kulmet e saj kishte kulla të rumbullakëta. Pas vdekjes së Skënderbeut kalaja u mor nën kontroll nga Venediku, i cili në vitet 1500, kur Durrësi nisi të kërcënohej nga osmanët, ndërmorën punime për rindërtimin e saj. Qëllimi i ndërtimit të kësaj kalaje nga Skënderbeu ishte sigurimi i një daljeje komunikimi në bregdet, i cili kontrollohej nga venecianët, të cilët gjithmonë e shikonin politikën e Skënderbeut me dyshim.

Si rezultat i veprimtarive erozive të ujërave të detit, një pjesë e mureve janë zhytur nën ujërat e detit Adriatik. Sot vizitorët mund të shikojnë muret e jashtme të anës së djathtë, të cilat përfundojnë me një kullë të rrumbullakët. Pranë kalasë ndodhen edhe rrënojat e Kishës së Shën Pjetrit, të cilat konsiderohen nga banorët si vend i shenjtë.

Të fundit

Rrëfehet Edita Tahiri: Amerikanët më ofruan postin e presidentes, Haradinaj më pengoi

Ish-zv/kryeministrja Edita Tahiri në një intervistë për Klan News hodhi dritë mbi një episod të paditur më parë, ku...

Protesta në Kosovë, jo për emra, por për vlera!

Nga Fejzo Subashi Protesta në Kosovë është kërkesa dhe këmbëngulja, e një populli të tërë në të katër anët e Botës kudo që ndodhet,  që...

Kam parë se si Rusia torturon të burgosurit e luftës

Nga Alice Edwards* Një nga pak sukseset që kanë dalë nga negociatat e fundit të paqes midis Ukrainës dhe Rusisë kanë qenë marrëveshjet për shkëmbime...

“Mirror”: Shqipëria, destinacioni i bekuar me klimë mesdhetare

E bekuar me një klimë mesdhetare dhe temperatura të ngrohta që arrijnë deri në 30 gradë Celsius, Shqipëria është një parajsë për adhuruesit e...

Takimi Putin-Trump, blofi i ri i Kremlinit për të vazhduar avancimin në luftë?

Me entuziazmin e tij të zakonshëm, kreu i Fondit Rus për Investime të Drejtpërdrejta dhe njëkohësisht përfaqësues i posaçëm i presidentit rus për bashkëpunimin...

Lajme të tjera

Web TV