“Mos u afro, largohu!”, kryeplaku i fshatit zbardh bisedën e bariut me personat që ndodheshin në avionin e rrëzuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeplaku i Kelmendit, Preke Vata ka treguar detaje nga ngjarja ku një avion i vogël u rrëzua në një zonë në këtë fshat, pas një defekti teknik.

Vata tha se avioni, brenda të cilit mendohet se kanë qenë 2-3 persona në bordin e tij, ndërkohë që i pari që mbërriti në vendin e ngjarjes pasi ai ra ishte një bari. Vata tha se personat që ndodheshin në avion i kishin kërkuar bariut që të largoheshin prej aty, ndërsa ata ka shkuar që t’i merrte një fuoristradë.

“Kam informacion. E mora informacionin nga banorët e lagjes dhe barinjtë. Aty afër nuk ka pasur njeri. S’ka shtëpi afër. Ky avion ka ardhur rreth orës 9 ose 9 e çerek. Është ulur në atë zonë, në lagje të Velipojës. Kanë pushuar nja gjysmë orë dhe kanë tentuar që të ikin nga kanë ardhur dhe kanë pësuar defekt, dhe kanë rënë në një livadh. Banorët kanë ndjerë si punë granate (zhurmë) i pari erdhi një çoban. Erdhën dhe disa të lagjes. Kanë parë disa njerëz aty, dy njerëz dhe nuk i kanë lënë të të afrohen. Aq thonë, se më afër nuk i kanë lënë të afrohet. Njëri fliste shqip. Më pas erdhi fuoristrada. “Mos u afro këtu. Mos u afro as një hap më këtej, largohu!’. Në zonë kanë qëndruar rreth 30 minuta. Në atë moment kanë qenë larg. Tërë verës vinin turistë dhe zbrisnin me parashutë. Jam duke pritur policinë këtu që të vijë. Nuk jemi aty afër.”, tha Vata.

Të fundit

Trump pezullon për 1 muaj tarifat doganore ndaj Meksikës pas bisedës telefonike me…

Presidenti Donald Trump ka njoftuar këtë të hënë (3 shkurt 2025) shtyrjen me një muaj të tarifave doganore 25% ndaj mallrave...

“Luiz Ejlli dhunohet në një lokal”, reagon këngëtari dhe zbulon si qëndron e vërteta

Luiz Ejlli ka reaguar me zemërim pas një videoje të publikuar nga disa portale, ku pretendohej se ai ishte përfshirë në një rrahje në...

Ndërron jetë aktorja e dashur e serialit “Squid Game”

Aktorja e njohur koreane Lee Joo-sil ka ndërruar jetë në moshën 81-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të pasur në botën e kinemasë dhe...

Elvana Gjata feston sot ditëlindjen, nuk do ta besoni sa vjeç bën këngëtarja

Sot, më 3 shkurt, këngëtarja Elvana Gjata feston ditën e lindjes. Ajo mbush 38 vjeç, e duhet pranuar se ngjan si një vajzë 20-vjeçare. Në...

Në Gjermani, Berisha takohet me kandidatin për kancelar: Ogur i bardhë për opozitën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është takuar në Gjermani me kandidatin për kancelar, Friedrich Merz. “Sot në Berlin, në Kongresin e 37-të të CDU....

Lajme të tjera

Web TV