Pandora Papers: Ish-kryeministri Tony Blair dhe bashkëshortja fituan qindra mijëra paund nga shmangia e taksave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjatë kohës kur ishte kryeministër, në vitet 1997-2007, Tony Blair premtoi se do të bënte çdo gjë për të luftuar evazionin fiskal. Sidoqoftë, dhjetë vite pasi u largua nga pushteti, ai shfrytëzoi rastin dhe fitoi 312 mijë paund nga shmangia e taksave, shkruan The Independent

Ish -kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar dhe gruaja e tij Cherie Blair”kursyen” 312 mijë paund pasi blenë një zyrë në Londër, sipas hulumtimit të “Pandora Papers”. Hetimi, i cili nxjerr në pah prova të fshehjes ose pastrimit të dhjetëra miliarda eurove përmes kompanive të ndryshme për më shumë se 300 politikanë, më shumë se 30 prej të cilëve janë ish -krerë shtetesh dhe qeverish, përfshin çiftin Blair.

Sipas gazetës britanike “Independent”, në vitin 2017, Tony Blair bleu një rezidencë për 6.45 milion paund në Harcourt Street në Londër si edhe një zyrë për bashkëshorten e tij. Gruaja e tij donte të mbulonte firmën juridike Omnia si dhe fondacionin e saj për të drejtat e grave.

Blair së bashkë me bashkëshorten e tij bleu një një kompani të pasurive të patundshme nga familja e Zayed bin Rashid al-Zayani, Ministër i Industrisë dhe Turizmit në Bahrein. Nga ky transaksion, Tony dhe Cherie u  bënë pronarë të një prone me vlerë 7.6 milionë euro, duke shmangur pagesën e taksave që arrijnë në 400 mijë euro.

Çifti Blair pohoi se ata e blenë pronën “përmes agjentëve të pasurive të patundshme” dhe “nuk kishin asnjë lidhje me personat që ishin pas saj”. Ai shtoi se “ai kurrë nuk kishte fshehur transaksionet ose kishte shmangur taksat”.

Sipas disa dokumenteve, ndërtesa katër katëshe që Bler bleu katër vite më parë i përkiste një kompanie me bazë në Ishujt e Virgjër Britanikë.

Të fundit

Rusia nis eksportin e avionëve luftarakë Su-34M

Një avion Su-34M i konfiguruar për eksport, i lyer me një ngjyrë kamuflazhi të dallueshme, u vu re në...

Po gjuante për kafshë të egra, 53-vjeçari vret nga pakujdesia një shtetas

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Bogdan të Beratit. Një 53-vjeçar dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu me qëllim për të vrarë...

Reagon Ter Stegen, jep sqarimin pas akuzave mediatike

Pas kaosit të krijuar, heqjes së shiritit tē kapitenit, moslargimit dhe operimit, reagon portieri i Barcelonës, Ter Stegen. Deklarata e Marc-André Ter Stegen: “Këto muajt e...

Zjarr masiv në Kaliforni, evakuuohen mijëra njerëz

Një zjarr i madh që po përhapet me shpejtësi në veriperëndim të Los Anxhelosit ka shkaktuar evakuime të detyrueshme për mijëra banorë, pasi nxehtësia...

INSTAT: Një në dy shqiptarë ka një makinë

Një në dy shqiptarë ka një automjet. Të dhënat e INSTAT tregojnë se aktualisht në rrugët e Shqipërisë qarkullojnë mbi 1 milion mjete. Ndër to,...

Lajme të tjera

Web TV