“Pandora Papers” publikon skandalin: Politikanët shfrytëzuan sistemin financiar për të shmangur taksat, tetë vende nisin hetime

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bota po reagon ndaj skandalit “Pandora Papers”.  Autoritetet në të paktën tetë vende kanë njoftuar se kanë nisur hetime mbi aktivitetet financiare të disa prej qytetarëve dhe institucioneve të tyre me profil të lartë.

Sipas “The Guardian” zyrtarët në Pakistan, Meksikë, Spanjë, Brazil, Sri Lanka, Australi dhe Panama premtuan hetime ndërsa grupet mbikëqyrëse globale kërkuan veprime në vazhdën e tregimeve që zbulonin sesi miliarderët, politikanët dhe kriminelët shfrytëzojnë një sistem financiar në hije që mbulon shmangien e taksave dhe pastrimin e parave. Autoritetet në Republikën Çeke lajmëruan në Twitter se do të hetojnë ata që përmenden në Pandora Papers, përfshirë kryeministrin, Andrej Babis, i cili është në mes të një fushate rizgjedhjeje.

Investigimi i “Pandora Papres” i publikuar ditën e djeshme ka zbuluar, se 35 përqind e udhëheqësve të sotëm dhe të mëparshëm botëror, përfshirë edhe ish-kryeministrin Britanik Tony Blair, mbretin e Jordanisë dhe presidentin e Kenias, Uhuru Kenyatta, si edhe miliarderë të fuqishëm janë partnerë në kompani që shfrytëzojnë parajsat fiskale offshore.

Nga skandali u bulua se 330 zyrtarë publikë në të gjithë botën kanë lidhje me llogaritë offshore. Dokumentat e ekzaminuara tregojnë shtrirjen, në të cilën operacionet sekrete offshore kanë prekur politikat financiare globale.

Në mesin e politikanëve në të gjithë botën që kanë lidhje me llogaritë offshore,  është edhe një politikan shqiptar. Sipas të dhënave të publikuara të “Pandora Papers”, tregohen edhe 13 kompani offshore, ku përfitues të fitimeve janë shqiptarë, edhe pse kompaitë nuk janë në emër të tyre, por ende nuk ka detaje.

Sot është zbuluar emri i një biznesmeni shqiptar që ka transferuar miliona euro për  një kompani ‘offshore’ të konsulencës. Dokumentet e publikuar nga BIRN zbulojnë se kompania boshnjake ‘Energoinvest’, e cila ndërtoi linjën e interkonjeksionit midis Shqipërisë dhe Kosovës, i pagoi miliona euro një firme të vogël konsulence në Emiratet e Bashkuara Arabe, e drejtuar nga një biznesmen shqiptar. Kompania kishte firmosur një kontratë prej 29 milionë euro me OST në Shqipëri në prill të vitit 2014 për të ndërtuar pjesën e linjës që shtrihej në Shqipëri, e cila mbaroi në mes të vitit 2016. Dokumentet zbulojnë se një firmë e vogël konsulence e regjistruar në Emiratet e Bashkuara Arabe një muaj më parë, kompania ‘AL Energy Transmission’ e cila drejtohet nga biznesmeni shqiptar, Vasil Kallupi, ka marrë nga Energoinvest një shifër prej 3.6 milionë eurosh.

Lexo edhe :  Trump: Para pak javësh ndalëm Serbinë, që ishte gati të vepronte

Të fundit

Turqia po përvëlohet! Zjarret përhapen në shumë qytete, anulohen fluturimet

Zjarret shkatërruese që kanë përfshirë rajone të ndryshme në Turqi, kanë shndërruar mijëra hektarë tokë në hi, duke vënë...

Aksident i rëndë në Durrës! “Audi” përplas motomjetin, lëndohet drejtuesi

Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit. Një i ri që lëvizte me një motor mbeti i plagosur rëndë pas...

Dash Sula: Në 20 vite politikë kam vetëm një budallallëk, futbollin

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, i ftuar në "Off the Record" me Andrea Dangllin, veç të tjerave foli edhe për periudhën kur ai...

Majlinda Bregu: Basha na përzuri me një të rënë të lapsit

Majlinda Bregu, ish-ministre e Integrimit Evropian, ish-deputete e Partisë Demokratike dhe politikane, së fundmi e emëruar Komisionere në Komisionin Pan-Europian për Klimën dhe Shëndetin...

Mero Baze: Një gjyq kundër plaçkitjes në emër të pushtetit

Të hënën nis procesi i parë gjyqësor ndaj Sali Berishës, nën një akuzë që në thelb është kapje e shtetit. Akuza ngre dyshime se...

Lajme të tjera

Web TV