Alimehmeti poston studimin spanjoll: Ky është ilaçi që parandalon vdekshmërinë nga Covid-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka publikuar një studim spanjoll në të cilin thuhet se ilaçi Tocilizumabi është i efektshëm për parandalimin e vdekshmërisë nga COVID.

Siç shkruan Mehmeti, ky ilaç jepet në fazat e hershme inflamatore (8-15 ditë) në doza të moderuara (400-800 mg), te pacientët me formë të rëndë të Covid-19.

Postimi i plotë:

Tocilizumabi demonstrohet sërish i efektshëm për parandalimin e vdekshmërisë, nëse jepet në fazat e hershme inflamatore (8-15 ditë) në doza të moderuara (400-800 mg) te pacientët me formë të rëndë të COVID-19.

Ekipi studiues spanjoll publikoi sot, 5 tetor 2021, në Nature Scientific Reports studimin e tyre multicentrik mbi efektin e tocilizumabit te pacientët me forma të moderuara deri në kritike të COVID-19.

Rezultatet:

2.71 fish më pak gjasa për mbështetje respiratore (RSR) te pacientët me formë të rëndë;

2.82 fish më pak gjasa për mbështetje respiratore (RSR) te pacientët me formët të moderuar;

4.82 fish më shumë gjasa për të reduktuar proteinën C reaktive (PCR) te pacientët me formë të rëndë;

2.88 fish më shumë gjasa për të reduktuar nivelet e neutrofileve.

Nuk pati rol në reduktimin e parametrave të tjerë laboratorikë.

Ulja e vdekshmërisë (te rastet e rënda, kur u trajtuan me dozë 400-800 mg në fazën e hershme inflamatore):

4.1% vdekshmëria te pacientët e rëndë të trajtuar me tocilizumab;

25.7% vdekshmëria te pacientët e rëndë të grupit të kontrollit;

25.7 / 4.1 = 6.27 fish ulje e riskut të vdekshmërisë te pacientët e rëndë të trajtuar me 400-800 mg tocilizumab në fazën e hershme inflamatore.

Të fundit

Kur Pink Floyd hyri fshehurazi në Spanjën e Frankos, “Një dritare lirie”

Dokumentari legjendar i grupit britanik, Pink Floyd: Live at Pompeii, i cili po ri-lansohet, mbërriti në kinematë spanjolle si...

SEPA: Bankat shqiptare dorëzojnë aplikimet, transfertat ndërkufitare nisin në tetor

Banka e Shqipërisë dhe Shoqata Shqiptare e Bankave dërguan sot më 10 prill 2025, pranë Këshillit Evropian të Pagesave (EPC), paketën e aplikimeve për...

Berisha: Brukseli ishte dje me shqiptarët, Ramës iu kërkua të mos kërcënojë opozitën

Lideri Opozitës Sali Berisha, në një deklaratë për mediat, ka reaguar ashpër ndaj situatës politike në vend.  Kreu i Partisë Demokratike e cilëson  qeverisjen...

Basha: Në 11 maj, ose për familjen dhe Shqipërinë ose me Ramën e shokët e tij te 7×7-313

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, në takimin me gratë dhe vajzat ku foli për pikat e programit për familjen, theksoi rëndësinë e...

Gruaja lind fëmijën e gabuar/ Klinika implantoi embrionin e një gruaje tjetër

Një grua në Australi ka lindur pa e ditur fëmijën e një familje të huaj, pasi klinika e saj e fertilitetit i implantoi aksidentalisht...

Lajme të tjera

Web TV