Dy të vdekur në Elbasan/ Përfshirja e viktimave në vrasjet e bujshme, ekzekutimet u porositën nga Dubai

Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e dyfishtë e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Elbasan.

Bëhet me dije së dy personat që mbetën viktimë, Lulzim Bitri dhe Ardian Çollaku kanë qenë të përfshirë në vrasjet e bujshme që kanë tronditur Elbasanin.

BW raporton se Lulzim Bitri është vëllai i E. Bitrit, i cili dyshohet se ka pasur rolin e vëzhguesit në vrasjen e Endrit Alibejt, xhaxhait të tij, Arben Dylgjeri, dhe shtetasit turk.

Viktima e dytë, që ndërroi jetë më vonë te Spitali i Traumës, në Tiranë, Ardian Çollaku, është hetuar më herët nga Prokuroria e Elbasanit si personi që ka pasur rolin e vëzhguesit në vrasjen e Everest alias Ibrahim Çakaj. Vrasja dyshohet se është porositur nga Dubai.