Ministri Manja pezullon nga detyra dy punonjës në burgun e Reçit, kërkonin para në këmbim të shërbimeve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Me urdhër të ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja janë pezulluar nga detyra dy punonjës të burgut të Reçit në Shkodër. Janë pezulluar nga detyra Arnaldo Hoxha dhe Mario Latoshi, ndaj të cilëve është urdhëruar të nisë edhe një hetim administrativ ndaj tyre.

Pezullimi i tyre erdhi pas një denoncimi të publikuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Stop” ku bashkëshortja e njërit prej të dënuarve Martin Tushes, thotë se të dy personat e sipërpërmendur kanë kërkuar para nga i dënuari, në këmbim të disa shërbimeve.

Mario Latoshi është përgjegjës për kontaktet e të burgosurve me familjarët. Ndërsa Arnaldo Hoxha ndikon në raport-vlerësimin e sjelljes së të burgosurve, kur këta të fundit kërkojnë, që koha e mbetur e vuajtjes së dënimit, t’i konvertohet në arrest shtëpie apo shërbim prove. Sipas bashkëshortes, Martinit i takojnë të gjitha këto vlerësime lehtësuese, por gjërat bëhen enkas të vështira, për të zhvatur para.

 

Të fundit

‘Më 12 maj do vijë era shtet’, VIDEO e Flamur Nokës bëhet virale në rrjet

Sali Berisha dhe Flamur Noka betoheshin para zgjedhjeve, se nuk do të lejonin asnjë shkelje në 11 maj dhe...

Mbi 7 mijë vizitorë në vit, Llixhat e Elbasanit shtojnë turizmin kurativ

Banjat e Elbasanit, të njohura ndryshe edhe si llixhat, nga vit në vit po tërheqin gjithnjë e më shumë vizitorë, kryesisht mosha e tretë,...

“Kisha është e plagosur”/ Papa Leo XIV u drejtohet priftërinjve: Jini të besueshëm

Në mesazhin e tij në Meshën për shugurimin e njëmbëdhjetë priftërinjve të rinj të dioqezës së Romës, Papa Leo XIV i kërkoi të gjithë...

Sali Berisha dhe Ilir Meta koalicion?/ Ja përgjigja e Kreut të PD

Kreu demokrat tha se Meta, të cilin e cilëson të burgosur politik, ka të drejtë të bëjë zgjedhjen e vetë. Ai tha se koalicioni...

Media britanike: Vizitoni Vlorën, qytetin idilik bregdetar në Rivierën Shqiptare

Ekzistojnë shumë arsye pse turistët britanikë kanë një dashuri të madhe për plazhet e Mesdheut, shkruan Kristina Beanland në të përditshmen britanike “Metro”. Por, hulumtimet...

Lajme të tjera

Web TV