Shtyhet ngritja e komisioneve hetimore të kërkuara nga PD

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Konferencën e Kryetarëve është diskutuar dje shtyrja e ngritjessë Komisioneve Hetimore Parlamentare të propozuara nga PD. Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike tha se nuk ka kufizime mbi objektin e hetimit, ndëra Balla kërkoi dakordësi mes palëve për nismën

Konferenca e kryetarëve vendosi të shtyjë diskutimin për sa i përket ngritjes së tre komisioneve parlamentare të kërkuara nga opozita për hetimin e zgjedhjeve, çështjes Beçhetti dhe inceneratorëve, me argumentin se kërkesat bëhet nga 1/4 e deputetëve dhe i nënshtrohet debatit për gjetjen e një kompromisi për objektin e hetimit. Por, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Alfred Rushaj, tha se nuk do të ketë asnjë kufizim sa i përket objektit të hetimit të komisioneve hetimore të posaçme. “U ra dakord që të treja komisionet hetimore të kalojnë në seancën e datës 14 tetor për diskutim dhe miratim. I bëmë të qartë deputetëve të PS që e drejta e opozitës për të ngritur komisione hetimore, për të caktuar objektin e hetimit është e patjetërsueshme. Nuk kishte diskutime ne lidhje me kufizimin e objektit hetimor. U ra dakord që në seancën e datës 14, këto komisione të kalojnë në seancë plenare. Ne nuk tërhiqemi nga ajo që Gjykata Kushtetuese ka vendosur në lidhje me ngritjen e komisioneve hetimore”, tha Rushaj.  Kreu i grupit parlamentar të PD konfirmoi se mbledhjet e komisioneve parlamentare “do të ashtu siç rregullorja e parashikon, natyrisht duke respektuar çdo lloj rregulli dhe protokolli të sigurisë”.

Taulant Balla

Nga ana tjetër, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla u shpreh se opozita ka të drejtë të kërkojnë ngritjen e komisioneve hetimore, por se ende duhet dakordësuar objekti i hetimit. “Komisionet hetimore parlamentare janë një instrument në duart e Kuvendit dhe natyrshëm dhe opozitës për të hetuar çështje që kanë një interes publik, por objekti i hetimit rregullohet me një ligj të posaçëm dhe parashikimet në Kushtetutë, por edhe të ligjit janë rregulluar ose vendosur në një kornizë nga një vendim i Gjykatës Kushtetuese, i cili ka parashikuar që në njërin krah është e drejta për të ngritur komisionin, ndërsa në krahun tjetër nevoja  për t’ia nënshtruar një diskutimi parlamentar objektit të hetimit. Kërkesat janë depozituar fundjavën e kaluar. Ne do të fillojmë një proces diskutimi me opozitën për objektin e punës për të synuar të arrijmë një konsensus për atë që është propozuar. Unë kam kërkuar që numri i anëtarëve në këto komisione të jetë më i vogël”, tha Balla.

Lexo edhe :  Papa Francesku në gjendje kritike për jetën, Spiropali: Presim me shpresë shërimin tuaj

Pasaporta e gjelbër

Konferenca e kryetarëve miratoi gjithashtu pasaportën e gjelbër për deputetët. Sipas këtij vendimi, deputetët do të futen në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë, mbledhje komisioni ose seancë plenare, me certifikatë vaksinimin ose test PCR, i bërë jo më vonë se 48 orë përpara mbledhjes. Tashmë edhe mbledhjet e komisioneve do të bëhen me prezencë fizike të deputetëve. Krahas tyre, në mbledhjet e komisioneve mund të futen edhe përfaqësuesit e medias apo institucioneve të tjera, të cilët gjithashtu duhet të kenë pasaportë vaksinimi ose testin PCR.

Open Balkan, PD e kundërshton në Kuvend

Pas gati 2 vitesh mungesë, komisioni për politikën e jashtme iu rikthye punës normalisht. Pavarësisht dasive politike deputetët duket se i kishte zënë malli për njëri-tjetrin. “Ju siguroj që ujin dhe kafen nuk ua paguan Parlamenti, por kryetarja për mirëseardhjen. Kështu që herë tjetër mendohuni mirë…”, tha kryetarja e Komisonit për politikën e jashtme Mimi Kodheli. Ndërsa Tritan Shehu tha se: “Radhën tjetër i ka Tomor Alizoti, nënkryetari”. Kodheli dhe në formë ironie por edhe për të treguar situatat jo pqaësore në Kuvend tha: “Atë e dini ju. Por, shishet ne dikur s’i fusnim se gjuanim njëri-tjetrin, sot kanë ndryshuar gjërat”. Përtej batutave në fillim të komisionit, fondet IPA të Brukselit i bënë deputetët e opozitës të spostonin diskutimet te “Open Balkan”. “Kur IPA përfshin të gjitha këto pika kryesore, pse do t’i duhet Shqipërisë një nismë që vjen nga Novi Sadi”, tha Tomor Alizoti. “Open Balkan është as më shumë e as më pak, është modeli i ri, mbijetesa e fuqisë serbe në Ballkan, pas prishjes së ish-Jugosllavisë”, tha Kreshnik Çollaku. Mazhoranca nuk pranoi debatin, por kishte një sugjerim. “Keni të gjithë të drejtën të kërkoni ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme për të folur rreth Procesit të Berlinit dhe Ballkanit të Hapur”, tha Kodheli. Gjatë komisionit, raportoi dhe kryenegociatori Zef Mazi, i cili përsëriti qëndrimin se Shqipëria i ka plotësuar të gjitha rekomandimet dhe kushtet për miratimin e kuadrit negociues.

 

Të fundit

“Agaçi në arrati”/ Rama reagon pas akuzave të Berishës: Shpifje dhe sajesa…

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me deklaratën e kreut të PD Sali Berisha, se Engjëll Agaçi është...

Vetëm pak minuta shi i vrullshëm, Durrësi mbulohet nga uji (Foto)

Kanë mjaftuar vetëm pak minuta reshje që disa rrugë në Durrës të mbulohen nga uji. Akset rrugore janë bërë të pakalueshme nga kalimtaret, por kanë...

Manjani: Rama duhet ta nxirrte Metën nga burgu, ja pse do t’i interesonte

Ylli Manjani ka folur lidhur mbi vendimin nga Gjykata e Lartë për masën e sigurisë ‘arrest me burg’ ndaj Ilir Metës. Manjani thekson se Rama...

Trifoni i “Bana King”, 4 herë në kërkim për trafik droge, dhe nuk arrestohet

Paprekshëmëria e këtij krye-trafikanti që mbushë Shqipërinë e Rajonin me kokainë, qëndron në faktin se është sponsor i PS, por ka futur në thes...

Muaji i shenjtë i Ramazanit/ Basha uron besimtarët:Zoti na faltë dhuratën e shpresës

Kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit. Në një postim...

Lajme të tjera

Web TV