U ekzekutua me breshëri plumbash në Elbasan, kush është Ardian Çollaku, baba i dy fëmijëve dhe me precedentë të theksuar kriminalë (Foto)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Personi që shihni në foto është Ardian Subashi Çollaku, personi që mbeti i vdekur pas atentatit të ndodhur një ditë më parë në Elbasan, ku bashkë me të, ndërroi jetë dhe Lulzim Bitri, personi që e shoqëronte.

Të dy viktimat ishin me precedentë të mëparshëm penal dhe pista kryesore që po heton policia, është ajo e larjeve të hesapeve.

Vlen të përmendet, se Bitri dhe Çollaku, janë qëlluar me mbi 17 plumba sapo kanë dalë nga një bar-kafe, në hyrje të qytetit. Autorët, më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes. Makina që besohet se është përdorur për krimin, tip “Volvo” është gjetur e djegur pak kilometra larg vendit ku ndodhi ngjarja, në afërsi të ish-Metalurgjikut.

Policia ndërkohë ka shoqëruar në komisariat disa persona, si dhe ka sekuestruar kamerat e sigurisë në ambientet përreth, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Po kush janë dy viktimat?

Ardian Subashi (Çollaku) në 26 maj të vitit 2015 u arrestua nga efektivët e policisë, në qendër të qytetit të Elbasanit.

Një ditë para arrestimit ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Modenas, e kishte dënuar me 23 vjet e 3 muaj e 17 ditë burgim për veprat penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit” dhe “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga nenet 110 dhe 600 të Kodit Penal Italian. Ndërkohë Subashi ka qenë edhe subjekt i OFL ku vitin e kaluar së bashku me 3 persona të tjerë u është kërkuar deklarimi i pasurisë.

Nga ana tjetër viktima tjetër, Lulzim Bitri ka qenë i dënuar me 4 muaj burg nga shteti maqedonas pasi ishte i përfshirë në një përplasje me armë në Tetovë në vitin 2018 ku një person mbeti i vrarë.

Lexo edhe :  Theu xhamat e Bashkisë së Korçës, rrëfehet “Çekiçi”: Rama më sulmoi lagjen

Të fundit

Dodik sfidon vendimin e gjykatës: Nuk ka zgjedhje, mbetem president

Pas shpalljes së vendimit nga Gjykata Shtetërore e Bosnjë dhe Hercegovinës, e cila e dënoi me një vit burg...

U gjet i vrarë në rrugë, ish-efektivi i policisë 20 vite më parë ekzekutoi kushëririn

Një ngjarje e rëndë u regjistrua mbrëmjen e sotme në Vaun e Dejës ku 65-vjeçari Frrok Lleshaj është gjetur i vrarë me armë zjarri. Lleshaj,...

Ledri dhe Xhensila, të pandarë! Kapen në momente intime

Tashmë ndjekësit janë të bindur se Xhensila dhe Ledri janë çifti më i ri i showbizz-it shqiptar. Prej disa muajsh u përfol se ishin në...

Joan Laporta befason me premtimin e tij për tifozët e Barcelonës

Vitin e ardhshëm do ketë zgjedhje presidenciale te Barcelona. Joan Laporta do rikandidojë dhe deri tani konsiderohet si fituesi i sigurt. Presidenti aktual i...

“Burri që mori miliona jetë”, vajza sekrete e Putinit e kritikon

Një seri mesazhesh të fshehta në Telegram e kanë rikthyer në qendër të vëmendjes Louisa Rozova-n, 22-vjeçaren që përflitet të jetë vajza sekrete e...

Lajme të tjera

Web TV