Rusia regjistron shifrën më të lartë ditore të viktimave që prej fillimit të pandemisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rusia raportoi të mërkurën 929 viktima nga koronavirusi – shifra më e lartë ditore në këtë vend, që nga fillimi i pandemisë në mars të vitit të kaluar.

Në total, numri i viktimave nga koronavirusi në Rusi ka kaluar 212,000 dhe kjo është shifra më e lartë në Evropë.

Rusia ka regjistruar zyrtarisht më shumë se 7.6 milionë raste të të infektuarve.

Numri i rasteve atje është në rritje qysh në muajin gusht, kryesisht për shkak të variantit Delta të koronavirusit, i cili është më ngjitës.

Disa vaksina të prodhuara në Rusi janë në dispozicion tash e sa muaj, por një pjesë e madhe e popullsisë është skeptike ndaj vaksinimit.

Sipas ueb-faqes Gogov, e cila mbledh të dhëna për koronavirusin në rajonet e Rusisë, më pak se 30 për qind e popullsisë ruse është vaksinuar plotësisht deri më 6 tetor.

Përkundër rritjes së numrit të të infektuarve dhe viktimave nga koronavirusi, zyrtarët nuk kanë vendosur kufizime të mëdha.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha të mërkurën se izolimet do të ishin “një skenar absolutisht i padëshirueshëm për çdo rajon”.

Të fundit

Enkelejd Alibeaj tërhiqet nga rekursi për vulën e PD: Nuk kam më interes!

Enkelejd Alibeaj tërhiqet nga rekursi për vulën e PD në Gjykatën e Lartë. BalkanWeb zbardh shkresën e Alibeajt drejtuar Gjykatës...

Dhuna në Kuvend/ Tre deputete të plagosura, një prej tyre 8-muajshe shtatzënë

Detaje të reja dalin lidhur me kaosin që përfshiu ditën e sotme parlamentin serb, ku nuk mungoi edhe dhuna. Mediat në Serbi bëjnë me dije...

Tarifat “lëkundin” tregjet/ Dobësohet dollari, nafta ulet në 70 dollarë për fuçi

Tregjet globale ranë ndjeshëm pas nisjes së zbatimit të tarifave të Trump për Meksikën dhe Kanadanë, investitorët po përgatiten për ndikimin e tyre së...

Berisha mburret me koalicionin, por partitë e tij kanë vetëm një grusht votash

Në daljen e parë pas marrëveshjes së mesnatës, Berisha u përpoq ti binde demokratët se koalicioni i tij eshte vertete një Aleancë Madhështore. “Dhe unë...

Pas daljes nga BBVA, Klajdi Musabelliu surprizon me këngën “E bukur”

Këngëtari i njohur, Klajdi Musabelliu pas daljes nga Big Brother VIP Albania ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor. “E bukur”, titullohet kënga,...

Lajme të tjera

Web TV