Shërohet nga kanceri djali i vogël që përloti botën, nëna: Motra pati rol të fortë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

I vogli që përloti botën tre vite më parë është shëruar nga kanceri. Nëna, e cila publikoi fotografinë, duke treguar djalin e saj të vogël që e ngushëllonte motra e tij e madhe, duke u kujdesur për të, ka zbuluar se ai tani ka fituar betejën nga leuçemia.

Në shtator 2019, Kaitlin Burge nga Princeton, Texas, postoi fotografi të djalit të saj Beckett, atëherë katër vjeç, duke u ngushëlluar nga motra e tij e madhe Aubrey, atëherë pesë vjeç, teksa villte mbi një tualet që vinte si pasojë e trajtimit me kimioterapi.

Ajo tha në atë kohë që Aubrey e mbante vëllain e saj më të vogël në krahë dhe e vendoste në shtrat, ndërsa ai ishte shumë i dobët për të ecur. Beckett, e cila u diagnostikua me leuçemi limfoblastike akute në moshën dy vjeçare në prill 2018, kaloi shumë muaj në spital duke bërë kimioterapi.

Megjithatë, nëna e tij tani ka zbuluar se djali i saj është shëruar dhe është në shkollë. Një video e tregon atë duke i rënë kambanës në spital javën e kaluar për të shënuar një kapitull të ri në jetën e tij.

Nëna e tre fëmijëve vendosi të publikojë imazhet e dhimbshme në vitin 2019 për të treguar rëndësinë e familjes në kohë krize, thotë ajo.

Kaitlin shton se Aubrey, tani shtatë vjeçe, ende luan rolin e mbrojtësit, duke zbuluar se vëllezërit e motrat kanë krijuar një lidhje të pazëvendësueshme për shkak të sëmundjes së Beckett.

Aubrey kishte një ndikim kaq të madh për ta ndihmuar atë të kalonte këtë. Ata krijuan një lidhje që vetëm vëllezërit e motrat e kanë, të cilën as nuk mund ta zëvendësoja.

Të fundit

Luka Modric prezantohet te Milan dhe tregon objektivin e tij

Luka Modric është prezantuar zyrtarisht pasditen e sotme te Milan, ku ka folur gjerë e gjatë si dhe ka...

“Vdekje për shqiptarët”, thirrjet raciste në ndeshjen e basketbollit në RMV

Federata Shqiptare e Basketbollit (FSHB) ka njoftuar se ka denoncuar zyrtarisht në Federatën Ndërkombëtare të Basketbollit (FIBA) thirrjet raciste kundër shqiptarëve në prani të...

Shiu dhe breshëri godasin Kosovën, përmbytje dhe kaos në qarkullim

Gjatë pasdites së sotme, reshje të dendura shiu të shoqëruara me breshër kanë përfshirë disa zona të Kosovës, duke shkaktuar përmbytje dhe probleme serioze...

Gjysmë ore shi, përmbytet Tirana! Rrugët kthehen në lumenj

Pasditen e kësaj të hëne kryeqyteti u përfshi nga reshje të dendura shiu. Ndonëse këto reshje zgjatën për pak minuta, rrugët e Tiranës u...

Historia: “Bel Espoir”, anija që lundron me shpresën dhe paqen në Mesdhe

Ajo ka mbërritur në Durrës dhe do të qëndrojë deri më 6 gusht 2025. Një goëletë me tri mastë, që ka kaluar mes furtunave...

Lajme të tjera

Web TV