Si vdiq 21-vjeçari që vrau nënkomisarin? Del raporti mjeko-ligjor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mjekësia ligjore ka nxjerrë raportin për vdekjen e 21-vjeçarit Aldi Rama, i cili rreth një javë më parë vrau me armë zjarri nënkomisarin Saimir Hoxha dhe pasi u rrethua nga policia, dyshohet se qëllohet ndaj vetes. Në raport thuhet se Rama ka marrë një plumb i cili ka hyrë në pjesën anësore të ballit dhe ka dalë prej tij duke shpuar tejpërtej kokën e 21-vjeçarit. Ndërkohë në këtë pjesë janë konstatuar edhe djegie.

Tashmë ky raport pritet t’i dërgohet prokurorisë për të përcaktuar shkakun që ka sjellë vdekjen e 21-vjeçarit. Burime bëjnë me dije se këto elementë tregojnë për një vetëvrasje të mundshme të të riut, megjithatë fjalën e fundit pritet ta thotë organi i akuzës.

Ngjarja ndodhi në Kune Vain, ku Rama i cili ndodhej në makinë bashkë me dy shokët e tij u ndaluan nga tre efektivë të cilët po ktheheshin nga operacioni për asgjësimin e lëndës narkotike.

Në momentin e ndalimit, ai u gjend përballë nënkomisarit Saimir Hoxha, të cilin pasi refuzoi t’i jepte një mjet identifikimi, e qëlloi me dy plumba, njëri prej të cilëve e kapi në zemër duke i shkaktuar vdekjen. Më pas Rama u fsheh për disa orë në zonë, ku dyshohet se qëlloi edhe veten. Ai u dërgua në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë, dhe ndërroi jetë mëngjesin e nesërm.

Të fundit

Gushti i zi dhe pyetja e madhe: Quo vadis, Shqipëri?

Nga Leonard Veizi Gushti i këtij viti do të mbahet mend si një muaj i zi për vendin. Në vend...

Mot me kthjellime dhe vranësira gjatë ditës së sotme

Ditën e sotme (26 gusht) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë fillimisht me vranësira mesatare deri...

Kush e ka internetin më të shpejtë në Ballkan?

Një raport i ri i publikuar nga Radio Evropa e Lirë, bazuar në të dhënat e platformës Speedtest për muajin korrik 2025, tregon se...

26 gusht 1966 – Fillon Lufta Kufitare e Afrikës së Jugut

Më 26 gusht 1966, në Omugulugwombashe të Namibisë veriore, shpërtheu një përplasje e armatosur midis forcave të Afrikës së Jugut dhe luftëtarëve të Organizatës...

Politikat e migracionit në Gjermani, Merkel: Kemi arritur shumë deri tani

Ish-kancelarja Merkel është e befasuar që ende kritikohet për thënien “Do t’ia dalim mbanë”. Ajo mbetet te fjalët e saj, sepse për të, bëhet...

Lajme të tjera

Web TV