Von der Leyen thirrje Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë: “Uroj të zgjidhin problemin e tyre dhe të hapen negociatat me Shkupin e Tiranën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von der Leyen ka kërkuar nga Maqedonia e Veirut dhe Bullgaria që të zgjidhin problemet e tyre në mënyrë të çelen negociatat për Tiranën e Shkupinb. Mesazhin e përcolli nga Sllovenia ku po mbahet samiti i BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Uroj që Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria të zgjidhin problemin e tyre dhe të hapen negociatat me Shkupin e Tiranës”.

Von Der Leyen përsëriti mesazhin se BE është e paplotë pa Ballkanin Perëndimor, duhet të bëjë më shumë për integrimin.

BE nuk është i plotësuar pa Ballkanin Perëndimor, ndaj do të vazhdojmë punën për të avancuar në procesin e zgjerimit të BE. Qëllimi ynë është zgjerimi. Plani ekonomik është shumë i rëndësishëm dhe është në qendër të angazhimit tonë në rajon. Kemi një plan të madh, me 30 miliardë euro për rajonin. Duhet një treg i përbashkët rajonal. Sa i përket reformave, është e qartë se partnerët tanë në Ballkanin Perëndimor po ndërmarrin reforma të rëndësishme, është bërë shumë progres dhe është i dukshëm. Duhet të theksojmë reformat, luftën ndaj korrupsionit, krimit të organizuar, lirisë së medias dhe zhvillimin ekonomik.

Por, edhe BE duhet të bëjë më shumë. Ka treguar mungesa në procesin e hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe RMV. Duhet të ecim përpara në këtë proces, ta qartësojmë. Po bëhet një punë intensive nga Komisioni Evropian për çështjet kryesore, që është edhe çështja bilaterale mes RMV dhe Bullgarisë. Shpresoj që ata ta zgjidhin sa më shpejt këtë problem dhe të ecin përpara. Kemi diskutuar në samit dialogun“, tha ajo.

Të fundit

Nuk ka asgjë më të rëndësishme se sa vetë jeta

ALBAN DACI - Po jetojmë një periudhë ku koha kalon shpejt dhe krejt pa u kuptuar. Në këtë kohë...

Barcelona “gjen” sulmuesin, 21-vjeçari luan te Villarreal

Barcelona po shfaq interes për sulmuesin e talentuar të Villarreal, Karl Etta Eyong, i cili është duke tërhequr vëmendjen pas paraqitjeve të mira këtë...

Si u vodh një gur 25 milionë dollarësh në Dubai

Një ngjarje që të kujton skenarin e një filmi aksion është zhvilluar ditët e fundit në Dubai, ku një diamant rozë me vlerë 25...

Grabisnin hotele e shtëpi në Greqi, arrestohen 4 shqiptarë

Katër shqiptarë kanë rënë në pranga të policisë greke të dyshuar si autorë të një sërë vjedhjesh në zona të ndryshme turistike. Autorët kishin...

Berisha: Zgjedhjet nuk i njoh, por mandatet do i marrim

Sali Berisha nuk e njeh rezultatin e 11 majit, por pak ditë nga nisja e legjislaturës parlamentare, ai nuk e ka më në tryezë...

Lajme të tjera

Web TV