Vrau efektivin Saimir Hoxha, mjekësia ligjore zbulon si ndodhi vdekja e Aldi Ramës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vdekja e Aldi Ramës, autorit të vrasjes së efektivit Saimir Hoxha është shoqëruar me polemika dhe diskutime të shumta, nëse ishte vrasje apo vetëvrasje. Ekspertiza mjeko-ligjore ka zbuluar se vdekja e 21-vjeçarit ka ardhur si pasojë e një plage të shkaktuar me armë zjarri, duke i sjellë shembjen e trurit dhe përhapjen e hemoragjisë.

Mësohet se në kokën e tij, ekspertët kanë konstatuar dy plagë, njëra hyrëse dhe tjetra dalëse, duke krijuar një formë tubi në kafkën e 21-vjeçarit. Ndërkohë në pjesën hyrëse të plumbit është vërejtur një plagë e gjerë, e shoqëruar me djegien e lëkurës. Ndërsa rreth e qark plagës janë konstatuar disa grimca baruti.

Pas mbledhjes dhe analizmit të të dhënave është arritur në përfundimin se Aldi Rama, ka qëlluar vetëm me pistoletën e tij që në 28 shtator mbante me vete. Ky përfundim ka ardhur pasi goditja është kryer me puthitje në pjesën e tëmthit të kokës, nga e djathta në të majtë, duke i shkaktuar vdekjen.

Me këtë raport vlerësimi të ekspertizës së autopsisë dhe me gjetjen e armës së zjarrit pranë trupit të Aldi Ramës, gëzhojës dhe një aparati telefonik, grupi i hetimit ka krijuar bindjen e fortë se 21-vjeçari Aldi Rama, nuk është qëlluar nga forcat RENEA që i ishin vënë në ndjekje, por ka vrarë veten.

Ndërkohë pritet që prokuroria e Lezhës të marrë edhe ekspertizën e balistikës së armës “TT” që Aldi Rama mbante me vete dhe ekspertizës së gjurmëve të gishtave në pistoletë.

Të fundit

Ylli katalanas refuzoi 100 milionë euro nga Arabia Saudite

Pini Zahavi, agjenti i Robert Lewandowski-t ka zbuluar ofertën e bujshme që ka refuzuar lojtari i tij vetëm për...

Mjeshtri i Madh Bujar Asqeriu feston 69 vjetorin

Sot, aktori i madh dhe një ndër njerëzit më të vyer të skenës shqiptare, Bujar Asqeriu feston ditëlindjen. Në këtë 13 dhjetor, Mjeshtri i Madh...

Alizoti ironizon Ramën: Kryeministri s’i ndërpret pushimet

Deputeti demokrat, Tomorr Alizoti, ka komentuar në studion e Syri Tv situatën problematike të zjarreve në vendin tonë. Alizoti theksoi se Shqipëria vijon të...

Pas zjarreve, Greqia tani përballet me një tërmet

Sikur të mos mjaftonin zjarret shkatërrimtare, Greqia është përballur mbrëmjen e së mërkurës dhe me një tërmet të fortë. Sipas të dhënave nga EMSC, tërmeti...

“Tornado” godet shqiptarin në Itali, i gjenden të fshehura 700 mijë euro

Një shtetas shqiptar është vënë në qendër të një hetimi të thelluar nga autoritetet italiane, si pjesë e një organizate ndërkombëtare të trafikut të...

Lajme të tjera

Web TV