“Kam punuar me ndershmëri”/ Ardi Veliu dorëzon detyrën: Menaxhuam protestat, pandeminë dhe tërmetin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ardi Veliu ka dorëzuar sot detyrën e drejtorit të policisë së shtetit, detyre që i është ngarkuar Gledis Nanos.

Në fjalën e fundit, Veliu tha se ka punuar me ndershmëri, humanizëm dhe përkushtim. Ai renditi edhe tre arritjet e tij, menaxhimin e tërmetit, protestave dhe pandemisë.

“Ka qenë privilegj të shërbej për 4 vite në krye të policisë së shtetit. Në 35 vjet karrierë, jam brumosur që t’i shërbej vendit tim dhe qytetarëve të vendit tim. Jam mbështetur në tre shtylla, ndershmëria, përkushtimi dhe humanizmi. Sot policia e shtetit është më mire se dje. Së bashku përballuam sfidat e tërmetit të 2019. Ishim të parët që dhamë ndihmën e parë dhe shpëtuam jetët e qyetarëve.

Arritem të menaxhonim me qindra tubime, ku u lënduan jo pak punonjës policie. Arritem të menaxhonim edhe situatën e pandemisë. Jam krenar që sot dorëzoj detyrën e drejtorit të policisë. Dua të falenderoj kryeministrin Edi Rama dhe të tre ish-ministrat e brendshëm.

Ka patur tentative për të hedhur baltë në punën e policisë. Por policia nuk fillon me mua dhe as mbaron me mua”, tha Ardi Veliu./

Të fundit

“Ferr” deri në fund të muajit korrik/ Të shtunën, temperaturat deri në 41 gradë

Meterologia Rezarta Xhakollari thotë se muaji korrik do të jetë i nxehtë, me temperatura tipike për stinën e verës. Në...

Kryebashkiaku i Konispolit refuzon urdhërin e Ramës, kryeministri: Atëhere ik ti nga puna

Kryetari i Bashkisë së Konispolit, Ergest Dule, ka refuzuar të shkarkojë drejtorët në varësi të tij, pas urdhërit të kryeministrit Rama. Sipas Report TV, për këtë...

Legjenda Michael Jordan lë bakshish shumën e çmendur në restorantin grek

Legjenda e basketbollit, Michael Jordan vizitoi Greqinë, duke kaluar kohë në ishullin e Spetses dhe duke marrë pjesë në eventin e tij personal të...

E rëndë në Koplik/ Po punonte për hapjen e pusit të ujit, humb jetën 55-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është regjistruar paraditen e sotme në lagjen “Mehaj” të qytetit të Koplikut, ku një 55-vjeçar ka humbur jetën gjatë kryerjes...

‘Tërmet’ në Bashkinë e Divjakës/ Pas ultimatumit të Ramës, dorëhiqet nënkryetari

Nënkryetari i Bashkisë së Divjakës dhe kryetarët e 3 njësive administrative kanë dhënë dorëheqjen, sipas porosisë së Kryeministrit Edi Rama që ka kërkuar rifreskime të punonjësve...

Lajme të tjera

Web TV