Kapen me “shtëpi bari” në Tiranë/ Në pranga 3 persona, mes tyre një grua 54-vjeçare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një shtëpi e përshtatur për kultivim kanabisi është zbuluar ditën e sotme nga “Shqiponjat” në Tiranë.

Tre persona janë arrestuar pas nj pune disa javore, A. A., 28 vjeç dhe Xh. I., 54 vjeçe si dhe H. T., 50 vjeç, i cili kishte detyrë të ruante ambientin e jashtëm të banesës dhe të raportonte dy të tjerët në rast se shikonte lëvizjeve të dyshimta.

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ata kishin përshtatur ambientin e një banese me aparatura që shërbejnë për tharjen dhe prodhimin e lëndëve narkotike.

Gjatë kontrollit të banesës u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 27 kg lëndë e dyshuar kanabis, një armë zjarri pistoletë, municion luftarak, aparatura që shërbejnë për tharjen dhe prodhimin e lëndës narkotike, doza me lëndë të dyshuar kokainë, një peshore elektronike dhe një automjet.

Tiranë

Finalizohet një tjetër operacion policor për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje. Operacioni policor i koduar “Aroma” i zhvilluar nga Seksioni i Narkotikëve dhe Sektori e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.6 dhe Forcën e Posaçme “Shqiponjat”. Kishin përshtatur banesën për kultivimin e bimëve narkotike, vihen në pranga 2 shtetas. Në pranga dhe një shtetas tjetër, i cili ruante ambientin e jashtëm të kësaj banese. Sekuestrohen 27 kg lëndë e dyshuar kanabis, një armë zjarri pistoletë, aparatura që shërbejnë për tharjen dhe prodhimin e lëndës narkotike, doza me lëndë të dyshuar kokainë dhe sende të tjera të kundërligjshme. Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë dhe Sektori për Krimet e Rënda, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.6 dhe Forcën e Posaçme “Shqiponjat”, pas një pune hetimore disajavore, finalizuan operacionin antikanabis të koduar ”Aroma”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit: A. A., 28 vjeç dhe Xh. I., 54 vjeçe. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin përshtatur ambientin e një banese, me aparatura që shërbejnë për tharjen dhe prodhimin e lëndëve narkotike, të cilën e paketonin dhe e bënin gati për shpërndarje me doza për përdorues të ndryshëm. Në vijim të operacionit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit H. T., 50 vjeç, i cili kishte detyrë të ruante ambientin e jashtëm të banesës dhe të raportonte te dy shtetasit e tjerë në rast se shikonte lëvizjeve të dyshimta. Gjatë kontrollit të banesës u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 27 kg lëndë e dyshuar kanabis, një armë zjarri pistoletë, municion luftarak, aparatura që shërbejnë për tharjen dhe prodhimin e lëndës narkotike, doza me lëndë të dyshuar kokainë, një peshore elektronike dhe një automjet. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Të fundit

Zelensky vendos kushte për takimin me Putin

Volodymyr Zelensky tha se është gati të bëjë "disa kompromise" në kërkesën e tij që të ndodhë një armëpushim...

Një memorial për të rënët, 26 viktima në hartën e trazuar të Ballkanit

Një ngjarje e harruar nga politika e rajonit. Vrasja e 26 personave në kufirin e sotëm mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, gjithsesi nuk...

Berisha: Daniel Shima u mbajt peng në bodrumet e mafies

“Një gjë është absolute e sigurt, se ai u rrëmbye”. Sali Berisha nuk beson versionin e policisë dhe dëshminë e Daniel Shimës, ish-zëvendës drejtorin...

Brazili konfirmon ngjyrat tradicionale për Botërorin 2026

Presidenti i CBF (Federatës Braziliane të Futbollit), Samir Xaud, ka konfirmuar se “Seleçao” nuk do të veshë fanellë të kuqe në Kupën e Botës...

Thahet luledielli në Tërbuf! Fermerët kanë mbjellë 600 hektarë por s’gjejnë treg

Në fushën e Tërbufit, temperaturat e larta, mungesa e ujit për vaditje dhe farat me cilësi të dobët kanë ulur ndjeshëm prodhimin e lulediellit. Rendimenti...

Lajme të tjera

Web TV