Tina Turner shet të drejtat e muzikës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tina Turner i shiti të drejtat për katalogun e saj muzikor, përfshirë hitet The Best dhe Nutbush City Limits, kompanisë muzikore BMG.

Sipas marrëveshjes, BMG fiton gjithashtu të drejtat për emrin, imazhin dhe sponsorizimeve të ardhshme të këngëtares së famshme.

Kompania nuk zbuloi sa ka paguar, por burimet e industrisë thanë se shifra arrin vlerën e 50 milionë dollarëve.

“Udhëtimi muzikor i Tina Turner ka frymëzuar qindra miliona njerëz në të gjithë botën dhe vazhdon të tërheqë audiencë të re. Ajo është thjesht më e mira”, tha shefi i BMG, Hartwig Masuch.

Ai tha se kompania kishte për qëllim të prezantonte punën e Turner tek audicenca e re, veçanërisht në transmetimet dhe platformat e mediave sociale të përqendruara tek muzika, si TikTok.

Ndërsa Turner u shpreh se muzika e saj tani është në duar të sigurta. 81-vjeçarja është një nga yjet më të njohur në historinë e muzikës pop.

Ylli i muzikës iu bashkua grupit të Ike Turner në moshën 18-vjeçare dhe brenda dy vitesh u bënë shumë të famshëm me një seri Hitesh si A Fool In Love, River Deep, Mountain High dhe Nutbush City Limits.

Ike dhe Tina u martuan në vitin 1962, por marrëdhënia e tyre ishte e trazuar dhe e dhunshme ndaj këngëtarja paraqiti kërkesën për divorc në vitet ’70.

Karriera solo e Turner eklipsoi shpejt atë të me Ike, duke fituar me pesë albume platin.

Ajo ka fituar 12 çmime Grammy dhe do të hyjë në Rock & Roll Hall Of Fame si një artiste solo në tetor.

Të fundit

“Dënim politik”, Berisha: Ervin Salianji vuajti izolimin për 9 muaj

Kryetari i PD, Sali Berisha bëri reagimin e parë pasi ish-deputeti demokrat Ervin Salianji fitoi lirinë nga Gjykata e...

Dosja “Plumbi i Artë”/ Dy avokatë tërhiqen nga procesi, shtyhet seanca

Mbetja pa avokat mbrojtës të të pandehurit Henrik Hoxhaj çoi në dështimin e seancës së radhës të dosjes "Plumbi i artë" në Gjykatën e...

U lirua nga gjykata e Fierit/ Flet avokati i Salianjit: Ishte dënim politik

Avokati Ledio Braho ka folur shkurtimisht në një prononcim për mediat pas vendimit të gjykatës së Fierit për të liruar me kusht të Ervin...

Situata me zjarret/ Në 24 orë u raportuan 25 vatra zjarri, 4 ende aktive

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 25 vatra zjarri, nga të cilat 4 vatra janë ende aktive. Këto vatra zjarri janë evidentuar në bashkitë...

Fitoi lirinë/ Ervin Salianji njofton konferencë për mediat në PD

Ervin Salianji del nga Gjykata e Fierit pasi fitoi lirinë me kusht.Në një prononcim të parë për mediat, teksa shoqërohej nga policët në furgonin e policisë,...

Lajme të tjera

Web TV