“Modelja më e kolme në botë” tregon sekretin e vetëbesimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Hunter McGrady është quajtur “modelja më e kolme e Sports Illustrated” dhe kjo nuk është një hiperbolizim pasi ajo ka bërë histori që në momentin që u bë modelja e parë me madhësinë 16 që u shfaq në “SI Swimsuit Issue”.

Në një intervistë me “Story + Rain”, ajo tregoi se cfarë i jep asaj vetëbesim për të punuar si modele.

“Unë mendoj që gjëja më e fuqishme, mbi cdo gjë fizike”, tha McGrady, “është të përmirësosh shëndetin tënd mendor. Për mua, mendoj që jam e duhura për të performuar. Sepse ti duhet të jesh.”.

McGrady shumë shpejt nënshkroi kontratë me Agjencinë e Modelingut “Wilhelmina” dhe në atë kohë ajo ishte e madhësisë 14.

Ajo tha se punësimi ishte një konfirmim se ajo ishte në gjendje të përmbushte ëndrrën e saj ndërsa ende do të vazhdonte të dashuronte trupin e saj.

Duke u rritur, shtëpia e McGrady nuk ishte burim pasigurie për madhësinë e saj. Ajo tha se nëna e saj kurrë nuk e trajtoi trupin e saj si një lloj “diskutimi”.

“Ajo gjithmonë e pëlqente atë,” tha modelja për qëndrimin e nënës së saj në lidhje me pamjen e saj, “.

“Ajo është nga Islanda. Ne jemi shumë të kënaqur me atë që jemi në trupat tanë. Ajo thoshte gjithmonë, dhe akoma thotë, ‘Të flasësh për trupin dhe peshën tënde është kaq e mërzitshme. Është gjëja më pak interesante për të folur. Është gjëja më pak interesante dhe për ju. ‘ Ky është mendimi me të cilin jam rritur. Fatmirësisht. ”

Fatmirësisht. Besimi i McGrady është i dukshëm në çdo fotografi që poston në Instagramin e saj./MCN.tv

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Hunter McGrady (@huntermcgrady)

Të fundit

Familja denoncon të zhdukur ish-zv/drejtorin e AKSHI-t

Familjarët kanë denoncuar si person të humbur Daniel Shima, ish-zëvendësdrejtorin e Përgjithshëm të AKSHI-t. Mësohet se kontaktin e fundit me...

Vuçiçin e shajnë në kor edhe në vendin e tij të preferuar

Rrugët e qyteteve serbe kanë prodhuar skena të ngjashme për luftëra civile për ditë të tëra me radhë. Protestuesit kundër regjimit janë përplasur edhe fizikisht...

Trump bën gafën e radhës! Paskësh qenë dobët në Gjeografi

Gafat e Donald Trump me gjeografinë, kryesisht të shteteve të përfshira në konflikte, për të cilat ai pretendon se po i pajton, kanë qenë...

Rama vijon akuzat ndaj gjykatësit Balliu: Në 9 minuta…

Kryeministri Edi Rama ka vijuar sërish sot kritikat ndaj gjykatësit Hazbi Balliu për lirimin nga konfiskimi të një pallati pa leje, që do shërbente...

Makth në aeroportin e Milanos, 26-vjeçari i vë flakën koshit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aeroportin Malpensa të Milanos ku një 26-vjeçar i vuri flakën një koshi plehrash pranë...

Lajme të tjera

Web TV