Përfundojnë procedurat, SPAK shpall zyrtarisht në kërkim ndërkombëtar Adriatik Llallën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar procedurat ligjore dhe ka shpallur ne kërkim ndërkombëtar emrin e Adriatik Llallës.

Policia i ktheu dje përgjigje SPAK-ut për Adriatik Llallën pas kërkimeve që rezultuan pa sukses.

Policia e Tiranës i është përgjigjur me një shkresë zyrtare Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (SPAK), ku e informon se ish-kryeprokurori Adriatik Llalla nuk është gjetur.

Policia thotë se ka bërë të gjitha verifikimet me metoda speciale, por nuk e ka gjetur, ndaj dhe i ka kërkuar SPAK të nisë procedurat për ta shpallur Llallën në kërkim ndërkombëtar.

Nga verifikimet, Llalla rezulton të jetë larguar jashtë vendit pak ditë para shpalljes së vendimit të gjykatës për ta dënuar atë me dy vite burg dhe për t’i konfiskuar pasurinë, ku menjëherë pas kësaj ai u shpall në kërkim kombëtar.

Nga ana tjetër, SPAK është i detyruar të nisë procedurat për shpalljen në kërkim ndërkombëtar të Llallës, menjëherë pas marrjes së shkresës nga policia. Siç raportohet, deri tani nuk rezulton të jetë bërë shpallja me kartelë të kuqe, por gjasat janë që brenda pak ditësh, emri i tij të futet në listën e të shpallurve në kërkim ndërkombëtar.

Ndërkohë, SPAK i është përgjigjur shkurtimisht interesimit të gazetarëve lidhur me çështjen, duke thënë se “SPAK është duke bërë procedurat që parashikon ligji. Detajet nuk mund të bëhen publike”.

Të fundit

Deputeti socialist: 83 mandatet e PS janë meritë e Saliut!

Për deputetin socialist Petro Koçi, vota e 11 majit ishte një protestë ndaj Berishës. I ftuar në edicionin ‘Tirana...

Toka dhe shtëpia pa letra, avokati shpjegon hapat: Ja si t’i regjistroni!

Mëngjesin e sotëm në “Koha për t’u zgjuar” ishte i ftuar avokati Erald Aga, i cili foli në lidhje me ligjin 2020. Ai ka sqaruar...

Diagnostikimi i sëmundjes së Alzheimerit vetëm me një analizë gjaku!

FDA ka dhënë dritën jeshile për testin e parë të bazuar në analizën e gjakut për diagnostikimin e sëmundjes së Alzheimerit, një teknologji premtuese...

Fshati zviceran “gëlltitet” nga akullnaja/ Pamjet pas katastrofës (VIDEO)

Pamjet e reja befasuese tregojnë momentin kur një fshat zviceran varroset nga një akullnajë e rrëzuar, duke shkatërruar shtëpi me kryebashkiakun që tha se...

Gjermanët kursejnë shumë, burrat më dorështrënguarit! Ja arsyet

Gjermanët nuk e kanë problem të marrin kredi, por preferojnë të kenë kursime në rast të një situate të paparashikueshme, në mënyrë që kredia...

Lajme të tjera

Web TV