Rama: Ka rritje katastrofike të çmimit të hashashit sepse ka rënë prodhimi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga emisioni “Zonë e Lirë” në Tv Klan se kultivimi i hashashit ka pësuar rënie drastike dhe kjo ka sjellë rritje katastrofike të çmimit në tregun e zi ndërkombëtar. Kreu i qeverisë tha se në një raport flitet për rënie drastike të kultivimit të hashashit edhe në Shqipëri.

“Ajo që pashë në raportin e fundit është që ka një rritje katastrofike të çmimit për shkak se s’ka prodhim, ka rënë prodhimi. Në një nga raportet e fundit, në anën tjetër të detit. Është rritur shumë çmimi sepse ka rënë prodhimi.

Flasim për pjesën që lidhet me Shqipërinë. E kam parë në një nga raportet sepse llogarit që ka kaq kohë që nuk ka më kapje nga policia italiane për shkak se ka rënie drastike të kultivimit. Ky është lajm shumë i mirë sa më takon mua, sa të takon ty, nuk është lajm i mirë sepse do lajmet e këqija.

Flasim për shitblerjen që ndodh në tregun ndërkombëtar. S’flasim për Shqipërinë se këtu nuk ka indeks. Është një raport që flet për rënien drastike të kultivimit në Shqipëri. Natyrisht kjo do të thotë që në tregun e zi ndërkombëtar çmimi ka shkuar në stratosferë”, tha Rama.

Të fundit

Shqiptari dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e vajzës dhe fqinjit në Itali

Taulant Malaj, 47-vjeçari shqiptar i akuzuar për vrasjen e vajzës së tij 16-vjeçare, Jessica Malaj, dhe fqinjin Massimo De...

Ylli Pata: Harresa e qëllimshme e 11 majit, çfarë ndodhi realisht në zgjedhje?

Po hyjmë në muajin e dytë pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, e në debatin publik duket se kemi një jetë. Me një tendencë të...

Trump: Ndërpresim menjëherë bisedimet tregtare me Kanadanë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se po ndërpret menjëherë bisedimet tregtare me Kanadanë, ndërsa vendi synon të fillojë zbatimin e një politike...

Samiti i BE: Mbështesim vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt anëtarësimit

Krerët e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian u mblodhën dje në Bruksel për të biseduar për sanksione më të ashpra kundër Rusisë, mënyrat...

Gjykata Supreme e SHBA-së mban anën e prindërve kundër librave me temë LGBT

Gjykata Supreme e SHBA-së ka vendosur në favor të një grupi prindërish në shtetin e Merilendit, të cilët kërkuan që fëmijëve të tyre t’u...

Lajme të tjera

Web TV