Të dehur në timon dhe pa leje drejtimi, policia arreston 34 shoferë dhe gjobit 3214 të tjerë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia rrugore vijon aksionin e saj në kuadër të ruajtjes së rendit dhe të sigurisë rrugore. Gjatë 72 orëve të fundit janë evidentuar dhe ndëshkuar 3214 drejtues mjetesh, për shkelje të ndryshme që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

Në të gjithë vendin janë konstatuar dhe arrestuar 24 drejtues mjetesh, nga të cilët 14 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 10 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Ndërkaq bën thirrje se gjatë fundjavës në kuadër të këtij aksioni do të përdoren radarë, dronë, mjete të pauniformuara, kamera, aparate fotografike dhe alkooltestues, për të kapur shkelësi.

Njoftimi i plotë:

Fundjava/Intensifikohen kontrollet dhe monitorimi i qarkullimit të automjeteve, duke përdorur radarë, dronë, mjete të pauniformuara, kamera, aparate fotografike dhe alkooltestues.

Shërbimet e Policisë Rrugore në të gjithë vendin vijojnë kontrollet intensive, duke përdorur gjithë bazën logjistike dhe duke kombinuar shërbimet me ato të Patrullave të Përgjithshme dhe forcat “Shqiponja”, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Gjatë 72 orëve të fundit janë evidentuar dhe ndëshkuar 3214 drejtues mjetesh, për shkelje të ndryshme që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

Në të gjithë vendin janë konstatuar dhe arrestuar 24 drejtues mjetesh, nga të cilët 14 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 10 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

  • Janë pezulluar 109 leje drejtimi, nga të cilat 55 për shpejtësi mbi normat e lejuara, 35 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 19 për qarkullim në sens të kundërt.

Nisur nga fakti se në fundjavë akset rrugore në drejtim të zonave turistike kanë fluks të shtuar dhe prezencë të lagështirës në rrugë për shkak të motit me shi, Policia e Shtetit ka marrë masa shtesë për të monitoruar qarkullimin e automjeteve.

Lexo edhe :  Vrasja e rojes me porosi nga Dubai, zbulohet roli i 42-vjeçarit të arrestuar

Policia e Shtetit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës në tërësi, veçanërisht drejtuesit e mjeteve, motomjeteve dhe çiklistët, që të tregojnë kujdes dhe të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor. Të gjitha rrugët nacionale dhe urbane në të gjithë vendin janë të monitoruara me patrulla të lëvizshme të Policisë Rrugore, duke përdorur radarë, dragera, dronë, makina të paloguara, kamera e aparate fotografike.

Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin e emergjencave 112, çdo paligjshmëri.

 

Të fundit

Gjysmë ore shi, përmbytet Tirana! Rrugët kthehen në lumenj

Pasditen e kësaj të hëne kryeqyteti u përfshi nga reshje të dendura shiu. Ndonëse këto reshje zgjatën për pak...

Historia: “Bel Espoir”, anija që lundron me shpresën dhe paqen në Mesdhe

Ajo ka mbërritur në Durrës dhe do të qëndrojë deri më 6 gusht 2025. Një goëletë me tri mastë, që ka kaluar mes furtunave...

Korrupsion zgjedhor në 64 raste, SPAK çon në GJKKO kandidatin e PD…

Prokuroria e Posaçme mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim 5 persona të akuzuar për blerje votash në zgjedhjet lokale të vitit 2023 në Rrogozhinë,...

Nis ndërtimi i aeroportit më të madh në botë, ja si duket

Arabia Saudite ka nisur punën për ndërtimin e atij që pritet të jetë aeroporti më i madh në botë. Aeroporti Ndërkombëtar Mbreti Salman pritet...

Conference League, ekipet shqiptare njohin kundërshtarët

Skuadrat shqiptare vijojnë përgatitjet për raundin e tretë kualifikues në Conference League, por këtë të hënë kanë njohur kundërshtarët e play-off, që është dhe...

Lajme të tjera

Web TV