Deputeti socialist, Erion Braçe me anë të një postimi në rrjetet sociale ka denoncuar përmbytjen e oborrit të një qendre shëndetësore në Këmishtaj në Lushnje.
Për shkak të ujit të mbledhur në oborr nga shirat hyrja në qendrën shëndetësore është bërë e pakalueshme.
Sipas Braçes, ai ka kontaktuar me firmën mirëmbajtëse për të korrigjuar gabimin por sipas tij asgjë nuk është zgjidhur.
Kujtojmë se për sistemin shëndetësor në Lushnje denoncime të forta janë bërë edhe nga deputeti Sajmir Korreshi. Ky i fundit u bë viral gjatë seancës maratonë të 16 shtatorit në kuvend, ku teksa fliste për kushtet në spitalin e Lushnjës, lëshoi batuta se “të del miu, s’di nga të vesh”. Ndërkohë seancën e së enjtes, deputeti u ndal sërish te problematikat e Lushnjës, ku riktheu sërish faktit se “spitali është pushtuar nga minjtë”.
Postimi i plotë i Braçes:
KJO ESHTE QENDRA E RE SHENDETESORE NE KEMISHTAJ!
Urdheroni, dje, hyrjen ja ka zene uji, oborrin gjithashtu;
Me asnje objekt tjeter ne Kemishtaj nuk ka ndodhur kjo, zero.
Nuk di si te sillem me me drejtuesin e kompanise nen kontrate;
E kam thirrur disa here, ne telefon por edhe ne zyre, kam folur me te per cdo gje qe nuk shkon, i jam lutur per te korrigjuar problemet;
Per kete qe ka ndodhur, i jam lutur te bej ngritjen e nivelit te oborrit pertej nivelit te kanaleve shkarkuese te rruges ku duhet te kulloj, por jo!
Tani mbetet vec nje gje;