Vaksinimi/ Covidi bashkon PS-PD për të sjellë 500 mijë doza Pfizer

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kuvendi i Shqipërisë kaloi me 126 vota pro aktin normativ të qeverisë që sjell në Shqipëri 500 mijë doza të vaksinës Pfizer. Edhe pse seanca pati debate të forta, opozita ka dhënë votën për marrjen e vaksinave, duke dhënë një shenjë që bashkëpunimi mes palëve në raste të veçanta kapërcen ndasitë politike.

Kuvendi i Shqipërisë është mbledhur ditën e djeshme duke bërë bashkë Partinë Socialiste dhe Partinë Demokratike për sjelljen e 500 mijë dozave të vaksinave Pfizer, por kjo është shoqëruar me debate të forta mes të dyja forcave politike sa i takon menaxhimit të pandemisë dhe situatës ekonomike pas situatës së krijuar nga rritja e çmimeve. Në fund Kuvendi miratoi me 126 vota pro dhe asnjë kundër, asnjë abstenim, Aktin Normativ për blerjen e 500 mijë doza vaksinat Pfizer. Kjo seancë parlamentare ka nisur me një përplasje mes kryedemokratit Lulzim Basha dhe ministres së shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Basha ka ripërsëritur akuzën se qeveria ka fshehur viktimat e COVID, por kjo është mohuar nga ministrja, e cila tha se vendi ynë ka fituar betejën edhe ndërkombëtarisht dhe se opozita nuk ka bërë gjë tjetër këto 18 muaj veçse “duke hequr vallen e vdekjes”. Nga ana tjetër akuzave për rritje të çmimeve si pasojë e keqmanaxhimit, sipas tyre, të situatës nga qeveria, kryeministri Edi Rama tha se opozita është shndërruar si “mbeturina të Partisë së Punës”, që bën aleanca me viruse me tërmet, përmbytje dhe kriza në vend që të ofrojnë një zgjidhje.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë me dije se akti normativ që u miratua në Kuvend i hap rrugë sigurimit brenda 3 muajsh 500 mijë vaksinave Pfizer ku seria e parë vjen brenda tetorit. Ministrja theksoi se deri në fund të këtij viti, numri i vaksinave të mbërritur anë vend do të shkojë në mbi 3 mln. “Ne do bëjmë gjithçka kemi në dorë, për të siguruar vaksina pa asnjë mungesë. Nuk po flas vetëm për popullatën mbi 18 vjeç që është sot popullata target dhe i kemi siguruara dozat për këtë kategori, flas dhe për dozat e treta nëse do ulen edh e për zgjerimin e fashës nën 18-vjeç nëse do miratohet. Akti normativ që miratojmë sot(dje) i hap rrugë sigurimit brenda 3 muajsh 500 mijë vaksinave Pfizer ku seria e parë vjen brenda tetorit. Kanë mbërritur e po shpërndahen sot edhe 180 mijë doza AstraZeneca, duke e çuar në mbi 2 milion e 262mijë doza vaksine të ardhura në vend. Brenda këtij viti do arrijmë në mbi 3 mln doza dhe deri në gjysmën e dytë të vitit të tjetër do e çojmë në mbi 5 mln. Sot kemi mbi 1.7 mln vaksina të kryera. Me një dozë rreth 40%, me dy doza 37% të popullatës target +18 vjeç. Fokusi ynë tani janë studentët sepse nëse pedagogët e stafet janë vaksinuar, studentët të refuzojnë”, tha ajo.

Lexo edhe :  Sot takimi historik Trump-Putin në Alaska, Shtëpia e Bardhë zbardh agjendën

Vaksinimi i fëmijëve, Pfizer i kërkon FDA të përdoret urgjentisht

Kompania Pfizer dhe BioNtech i ka kërkuar Agjencisë së Ushqimit dhe Barnave (FDA) miratimin e vaksinës anti-COVID për fëmijët e moshës 5-11 vjeç. Pfizer ka kërkuar që vaksina të miratohet për përdorim urgjent. Nëse vaksina e merr miratimin nga FDA, do jetë vaksina e parë anti-COVID që do aplikohet për fëmijët e vegjël. Deri më tani vaksina Pfizer është miratuar për përdorim të përhershëm për personat mbi 16 vjeç. Ndërsa, vaksina Pfizer është miratuar përdorim urgjent tek fëmijët nga mosha 12-15 vjeç. “Jemi të përkushtuar që të punojmë me FDA-në me qëllim që të ndihmojmë në mbrojtjen e fëmijëve kundër këtij kërcënimi serioz për shëndetin publik”, tha kompania Pfizer. Ndërkohë, kjo kërkesë do të shqyrtohet nga FDA dhe pritet që të japë një vendim para datës 26 tetor.

 

Të fundit

Monedhat e huaja nuk dalin nga “gremina”/ Kursi i këmbimit, 18 gusht 2025

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 82.14 lekë dhe do të shitet...

Shtrenjtohen qiratë dhe kafeja në korrik

Çmimet e kafesë, qirave dhe shtresave të dyshemesë janë rritur 5.4 deri në 7 për qind, gati dy dhe herë dhe më shumë në...

Chelsea i ofron 50 milionë euro për titullarin e padiskutueshëm, Inter refuzon direkt

“La Gazzetta dello Sport” raporton se Chelsea ka tentuar së fundmi të bëjë një goditje të bujshme në Serie A. “Blutë” i kanë ofruar...

Masakër në një bilardo në Ekuador, vritet “Rasta”

Të paktën shtatë persona kanë humbur jetën në një masakër të ndodhur të dielën në mëngjes në provincën veriperëndimore të Ekuadorit, Santo Domingo de...

Kryediplomati gjerman në Azi, Berlini kritika Kinës për Tajvanin

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë kritikoi të dielën atë që e quajti “sjellje agresive” të Kinës në Ngushticën e Tajvanit përpara një udhëtimi në...

Lajme të tjera

Web TV