Akuzohet për korrupsion, kancelari austriak jep dorëheqjen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pasi u vu nën hetim, kancelari austriak, Sebastian Kurz ka njoftuar se do të japë dorëheqjen. Përmes një konference për media Kurz tha se do propozonte si pasardhësin e tij  Ministrin e Jashtëm Alexander Schallenberg. Mirëpo, ai nuk do të largohet nga drejtimi i partisë së tij, e për rrjedhojë do ta drejtojë atë edhe në parlament.

Kurz u vu në qendër të akuzave ditët e fundit lidhur me përdorimin e parave publike gjatë fushatës zgjedhore në funksion të forcës së tij politike, e cila arriti të fitonte një tjetër mandat.

Kurz dhe Schallenberg kanë punuar bashkë te Ministria e Jashtme, ku më pas u bë vetë shef i diplomacisë në qeverinë kalimtare pas çështjes Ibiza.

Mbetet për t’u parë se si të gjelbrit do të reagojnë ndaj zgjedhjes së partisë konservatore, të cilët kishin kërkuar që Kurz të mos qëndronte më Kancelar i Austrisë.

Dy ditë më parë, prokurorët në Austri kontrolluan zyrat e Sebastian Kurz, ato të këshilltarëve të tij më të afërt dhe selinë e Partisë Konservatore në Vjenë, mes dyshimeve se kreu i ekzekutivit ka përdorur fonde qeveritare për të siguruar nja mbulim të favorshëm mediatik.

“Sebastian Kurz dhe nëntë të dyshuar të tjerë, si dhe tre organizata, janë subjekt i një hetimi për vepra të ndryshme korrupsioni në lidhje me këtë çështje”, ishte deklarata e Prokurorisë së Austrisë.

Sipas akuzave, Kurz dhe Partia e tij OVP i kanë dhënë ryshfet pronarit të gazetës Österreich, Wolfgang Fellner që të publikonte sondazhe favorizuese për kancelarin.

Prokurorët dyshojnë se anketimi është paguar me para të Ministrisë së Financave, e cila drejtohet po ashtu nga OVP.

Përfaqësuesit e Fellner thanë se hetimi mbështetej “në disa keqkuptime shumë të rënda”.

Lexo edhe :  Akulli 1.5 milionë vjeçar që pritet të zbulojë sekretet e klimës së Tokës

Gjatë ditëve të fundit, konservatorët austriakë kishin spekuluar vazhdimisht për bastisje të mundshme të zyrave të tyre, duke i denoncuar paraprakisht si përpjekje për të dëmtuar partinë dhe kancelarin.

Të fundit

Elena Kocaqi: Politika shqiptare vuan nga mungesa e burrërisë

Kryetarja e Aleancës Kombëtare Shqiptare, Elena Kocaqi, ka komentuar përplasjen e fundit për mandatin e vetëm të “Nisma Shqipëria...

Rama me ndryshime, Ristanit i ngarkohet detyra e re

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të zhvilluar pasditen e sotme, mësohet se kryeministri Edi Rama ka kërkuar që nga 4 nënkryetarë që ka...

Kurti: Këtë fundjavë do të kemi lajmin final

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se partia e tij ka gatishmëri për të bashkëqeverisur me Nismën...

Publikoi letrën e turpshme të Trump, Shtëpia e Bardhë përjashton gazetën

Shtëpia e Bardhë ka përjashtuar Wall Street Journal nga grupi i mediave që do të mbulojnë udhëtimin e presidentit Donald Trump në Skoci këtë...

Dumani shkarkoi Krajën, Murrizi: Kanë bërë sherr për BKH-në

Deputeti Myslim Murrizi ka reaguar në rrjete sociale pasi kreu i SPAK, Altin Dumani, shkarkoi nga posti i Drejtorin me Marrëdhëniet me Jashtë, Arben...

Lajme të tjera

Web TV