Leo Messi rrëfen gjithçka: Do mbyllja karrierën te Barcelona, por ja çfarë më ndodhi në verë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Leo Messi ka dhënë një intervistë për “France Football” dhe rrëfen çfarë i ndodhi te Barcelona, para kalimit te PSG.

Sulmuesi argjentinas thekson se e kishte ndarë mendjen ta mbyllte karrierën te katalanasit, por kjo gjë nuk ndodhi dhe arsyet tashmë dihen.

“Në verë, pasi mora disa ditë pushim, u ktheva në Barcelonë me idenë për të nënshkruar kontratën dhe për të nisur menjëherë stërvitjen. Mendova se gjithçka ishte OK dhe se mungonte vetëm firma ime.

Kur u ktheva më thanë se nuk ishte e mundur të rinovoja, se nuk mund të qëndroja dhe se duhet të gjeja një klub tjetër. Kjo sepse Barça nuk kishte mjete financiare për të zgjatur kontratën time. Ajo më prishi planet. Siç thashë në ditën e lamtumirës, ishte shumë e dhimbshme për mua të largohesha nga Barcelona pas gjithë atyre viteve. Kisha vendosur të përfundoja karrierën time aty. Më pas fillova të mendoj për të ardhmen time dhe PSG më dha mundësinë të bashkohesha me ta. Mora edhe oferta të tjera, por më duhet ta pranoj se arritëm një marrëveshje shumë shpejt”, tregon Messi.

Argjentinasi u detyra të largohej pas dy dekadash nga Barcelona, për shkak të mos arritjes së akordit të një kontrate të re financiare me katalanasit, pasi ata kërkuan uljen e pagës duke synuar të zbatonin rregullat Fair Play.

Të fundit

Djegia e flamurit shqiptar, Spahiu: U përdhos atje ku ka urrejtje për ne

Një video që tregon disa të rinj teksa shkelin dhe kalojnë me makinë mbi flamurin shqiptar të hedhur në...

“Zjarrfikësja nuk kishte ujë”, flasin banorët e Delvinës

Banorë të fshatrave Senicë, Vergo dhe Palavli kanë folur mbi situatën e zjarrit në Delvinë, pasojat që ka lënë pas dhe ndërhyrjen nga autoritetet. “Unë...

Flet pronarja e shtëpisë së djegur: Do flemë në qiell të hapur, kush do mendojë për ne?

Ana Duka është një banore e fshatit Kopaçëz të Delvinës, që është prekur nga zjarret shkatërrimtare. Disa orë pasi u detyruan të evakuoheshin nga shtëpia...

Zbulohet plani që do përmbyste qeverinë në Beograd

Serbia ëshë tronditur nga zbulimi i një plani për të përmbysur qeverinë dhe për të bërë një ndryshim me forcë të pushtetit. Prokuroria e...

Akt heroik i policëve në Delvinë, shpëtojnë fëmijën 10 vjeç

Një akt heroik është shënuar në fshatin Kopaçëz të Delvinës, ku dy efektivë policie kanë rrezikuar jetën për të shpëtuar një fëmijë 10-vjeçar dhe...

Lajme të tjera

Web TV