Sherr me sende të forta në Korçë, një i plagosur

Një konflikt i çastit në të cilin u përfshinë disa persona ka degraduar në dhunë fizike dhe në përdorimin e sendeve të forta. Sipas informacioneve paraprake njëri prej tyre ka marrë edhe plagë të rënda në trup.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Dritat e Verdha në qytetin e Korçes.

Mësohet se i dëmtuari ka marrë fraktura në trup por është jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë policia punon për zbardhjen e ngjarjes.