Spanjë/ Qeveria u ofron 250 euro ndihmë financiare personave nën 35 vjeç për të paguar qiranë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qeveria spanjolle ka vendosur të ndihmojë me 250 euro në muaj të rinjtë nga mosha 18 deri në 35 vjeç, në mënyrë që të paguajnë qiranë. Kryeministri spanjoll Sancez shpjegoi se masa do të zgjasë dy vite dhe do të jetë për të rinjtë nën 35 vjeç të cilët kanë të ardhura vjetore nën 23 mijë euro.

Në rastin e familjeve më të varfra, ky bonus mund të implementohet me masa shtesë për të mbuluar deri në 40% të çmimit të qerasë. Në projektligjin për buxhetin të miratuar nga qeveria spanjolle, të rinjtë janë prioritet. Objektivi kryesor është që ata të jenë të pavarur dhe të kenë një strehim të denjë.

Më shumë se 12 miliard euro do të investohen në politika për të rinjtë, si dhe do të rritet numri i bursave të studimit. Tashmë ligji do të diskutohet dhe do votohet në parlament.

Të fundit

“Ramën e masakruan me leva, unë e mjekova! Ai më strehoi familjen në Paris”

Mjeku i dashur Tritan Kalo ka treguar për miqësinë e veçantë të tij me kryeministrin Edi Rama, marrë shkas...

Trump: Po bëjmë gati planin për të ushqyer njerëzit në Gaza

Presidenti Donald Trump i ka thënë medias amerikane Axios se po punon për një plan për të “ushqyer njerëzit” në Gaza. "Ne duam t'i ndihmojmë...

Bukele ndryshon Kushtetutën, mund të qëndrojë President përgjithmonë

Kongresi i El Salvadorit ka miratuar një reformë kushtetuese që heq kufizimet për mandatet presidenciale, duke i hapur rrugën presidentit aktual Nayib Bukele të...

“Nuk mund të varet vetëm nga Berisha”, Alimehmeti shpjegon si mund të rritet PD

Ilir Alimehmeti kërkon që procesi i analizës së Partisë Demokratike për zgjedhjet e 11 majit, të shoqërohet me riformatim të forumeve të saj, sikundër...

Evi Kokalari publikon dosjen e zezë të Berishës: “Do e lexojë Donald Trump”

Evi Kokalari ka kryer një akt shumë të fortë politik dhe publik. Në një aksion të paprecendentë, aktivistja e njohur e PD, ka publikuar...

Lajme të tjera

Web TV