Konferenca “Gazetari në kohë krizash”, Rama: Liria e përhapjes në internet ka minuar lirinë e fjalës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Duke folur në një koferencë të organizuar nga OSBE për Europën Juglindore, “Gazetari në kohë krizash”, Kryeministri Rama e vuri theksin në krizën që sipas tij po kalon gazetaria prej medieve online. Rama tha se ‘liria e përhapjes’ po cenon rëndë lirinë e fjalës.

“Mendoj që një vijë mjaft të hollë dhe padyshim është përherë e rrezikshme që të përpiqesh të kombinojmë dhe të jetojnë në harmoni kur vjen fjala nga njëra anë për lirinë e gazetarëve dhe nga ana tjetër për të respektuar lirinë e qytetarëve. Kur vjen fjala për lirinë në internet, liria e përhapjes së kësaj mediaje ka minuar lirinë e fjalës. Dhe liria e përhapjes nuk mund të jetë njësoj me lirinë e fjalës.
Sidoqoftë nga njëra tjetër nuk mendoj se mënyra më e mirë është ti largohesh sfidës dhe të mbash thjesht një qëndrim, duke thënë se na duhet thjesht durim kundrejt këtij lumi gënjeshtrash dhe shantazhesh. Mendoj se duhet të reflektojmë për këtë.

Kur përpiqesh që çfarë do ti kishte bërë botës propaganda naziste me këtë liri është tronditëse. Përpiquni të imagjinoni se çfarë e keqe po i ndodh botës me këtë nga forcat e së keqes, terrorizmi. pedofilët etj. Të mbrojmë sa më shumë të jetë e mundur lirinë e fjalës dhe ajo të lulëzojë por në të njëjtën kohë kjo nuk mjafton. Na duhet gjithashtu t’i mbrojmë njerëzit.

Dua ta mbyll me një histori personale. U ftova të shkruaja një artikull për ‘The Guardian’. Në atë kohë u trondita se sa të sakta donin të ishin në botimin e artikullit tim të shkurtër. Nuk e botuan sepse donin të ndryshonin titullin, unë nuk mund t’i përgjigjesha. Dhe ata pritën të merrnin një përgjigje nga mua.

Lexo edhe :  “Modë” për spanjollët, Shkodra dhe “Rozafa” ndër atraksionet më të preferuara

Nëse e krahasoni këtë me atë fluks të pandalshëm informacioni në media në çdo media, duke thënë dhe duke të cituar gjëra që as nuk të kanë shkuar ndër mend e jo më t’i thuash, imagjino çfarë ndodh.

Shoqëritë dhe bota jonë është në sfida të mëdha. Kjo është arsyeja pse jam shumë i lumtur që gazetarët fituan çmimin Nobel.

Sidoqoftë nuk jam shumë optimist dhe nuk e kuptoj pse televizioni dhe gazetat janë të rregulluara dhe media online nuk mundet. Unë nuk jam i sigurt që vetërregullimi është zgjidhja përkundrejt shpejtësisë”, tha ndër të tjera Kryeministri Rama.

Sot dhe nesër në Tiranë do të zhvillohet konferenca e 8 e Mediave në Evropën Juglindore, ku fokusi do të jetë “Gazetaria në kohë krize”. Kjo konferencë do të pasohet më pas me aktivitete të tjera të rëndësishme, duke krijuar kështu javën e medias, e organizuar nga Prezenca e OSBE-së në Tiranë dhe Zyra e Përfaqësuesit të OSBE-së për Lirinë e Medias.

Kjo konferencë do të shërbejë si një thirrje për të afirmuar rëndësinë e gazetarisë si një e mirë thelbësore publike dhe shtyllë e shoqërive demokratike. Ajo synon të nxisë bashkëpunimin rajonal për të adresuar sfidat e lirisë së medias duke eksploruar mundësitë për të çuar përpara mjedisin e medias në rajon, në kuadrin e krizës aktuale shëndetësore, të COVID-19.

Të fundit

Elon Musk ngre padi ndaj Apple dhe OpenAI: Po pengojnë konkurencën

Dy kompanitë e Elon Musk, startup-i xAI dhe platforma e rrjeteve sociale X kanë ngritur një padi kundër Apple...

Media italiane: Shqipëria, një mit që duhet rrëzuar

Bukuritë e vendit tonë kanë tërhequr shumë të huaj për të vizituar Shqipërinë ndërsa edhe mediat e huaja i kanë kthyer sytë drejt nesh....

Trump paralajmëron: Nëse Rusia nuk pranon paqen, do ketë pasoja serioze

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se mund të ketë pasoja shumë serioze për Rusinë nëse kjo e fundit nuk e ndal luftën...

E mitura shqiptare u mbyt në pishinë! Lirohen prindërit dhe gjyshi

Autoritetet greke kanë vendosur të lirojnë me kusht prindërit dhe gjyshin e vajzës së mitur shqiptare, e cila humbi tragjikisht jetën pak ditë më...

Mero Baze: E vetmja mënyrë që Lapaj të fitonte, ishte të mos e bënte atë betejë

Adriatik Lapaj humbi sot të drejtën për të marrë mandatin në Kuvend, duke paguar shtrenjtë një manovër formale me listën e mbyllur, të mbushur...

Lajme të tjera

Web TV