Të shtëna me armë në Tiranë, plagosen 4 persona me sende të forta

Lajm i Fundit
Lajmi i Fundit Fjala.al

Katër persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një sherri mes disa banorëve pranë shkollës Çajupi në Tiranë, me sende të forta, ndërsa e gjithë ngjarja ka ndodhur në prani të nxënësve, të cilët u trembën dhe mbetën të shokuar. Raportohet se janë lënduar 4 persona nga përplasja me sende të forta.

Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se njëri prej personave të përfshirë në konflikt ka qëlluar edhe me armë zjarri, duke rrezikuar edhe nxënësit.

Policia ka shoqëruar dy persona të përfshirë në konflikt, për shkaqe që nuk janë zbardhur ende. Numri total i banorëve të përfshirë në ngjarje nuk dihet ende, ndërsa Policia ka nisur hetimet.