E torturuan deri në vdekje në Greqi/ Rihapet çështja ndaj shqiptarit Ilia Kareli

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rasti i vdekjes së të burgosurit shqiptar në Greqi, Ilia Kareli, i cili ndërroi jetë pas torturave në Burgun e Nigritës në Mars 2014, po rigjykohet tashmë në Gjykatën e Apelit në Selanik.

Mediat greke bëjnë të ditur se rasti i vdekjes së të burgosurit shqiptar në Greqi, Ilia Kareli, i cili ndërroi jetë pas torturave në Burgun e Nigritës në Mars 2014, po rigjykohet tashmë në Gjykatën e Apelit në Selanik.

Në sallën e gjyqit janë ulur 13 ish-zyrtarë të burgut Nigrita, të cilët u dënuan në shkallën e parë me 5 deri në 7 vite burg, ndërsa njëri prej tyre u dënua me 3 vite burgim me kusht. Të gjithë ish-zyrtarët e burgut ishin të lirë në pritje të gjykimit të Apelit, me kushtin e vetëm që të mos largohen nga vendi.

Në fillimin e gjykimit të Apelit, të pandehurit mohuan akuzat kundër tyre, duke deklaruar pafajësinë. Procesi i verifikimit të provave filloi me marrjen në pyetje të dëshmitarëve të prokurorisë.

Kujtojmë se gjykata e shkallës së parë i kishte shpallur të akuzuarit fajtor për kryerjen e torturës, e cila shkaktoi dëmtime të rënda trupore për Ilia Karelin. Sipas vendimit të shkallës së parë, vdekja e të burgosurit 42-vjeçar shqiptar ndodhi pas një sulmi në zemër, pak përpara mbërritjes së tij në Burgun e Nigritës.

HETIMET PËR VDEKJEN
Në orët e para të mëngjesit të 31 marsit 2014, vëllai i Ilir Karelit denoncoi në policinë e Fierit torturat çnjerëzore që ishin bërë mbi trupin e njeriut të tij në burgjet greke, prej nga kishte gjetur dhe vdekjen.

Mbi bazën e këtij denoncimi, prokuroria nisi hetimet për të hedhur dritë mbi krimin makabër, që në fakt ka shokuar mbarë opinionin, jo vetëm në Shqipëri, por edhe atë grek. Prokuroria e Fierit ka urdhëruar kryerjen e autopsisë së viktimës, për të përcaktuar shkaqet e vdekjes dhe dëmtimet e mundshme që i ishin shkaktuar të ndjerit. Ekspertët e mjekësisë ligjore kryen autopsinë e viktimës në prani të një prokurori dhe u ndodhën përpara fakteve tronditëse: jo vetëm që Ilir Kareli ishte dhunuar në mënyrë çnjerëzore, por të ndjerit i ishte shkulur dhe zemra.

Lexo edhe :  Hungaria dhe Serbia bisedojnë me Rusinë për një naftësjellës të ri

Ilia (Ilir) Kareli gjeti vdekjen në burgun e Nigritës në Greqi, ku ishte transferuar pas vrasjes në burgun e Malandrinos të gardianit grek Jorgos Cironis. Autoritetet greke kanë nisur hetimin për vdekjen e Karelit, që mund të konsiderohet një skandal i autoriteteve, dhe pritet përfundimi i tyre për të nxjerrë para drejtësisë përgjegjësit e aktit makabër.

Të fundit

A do të kandidojë për Bashkinë e Tiranës? Kjo është përgjigjja e Arlind Qorit

Kreu i i “Lëvizjes Bashkë”, Arlind Qori, ka përsëritur distancimin e tij politik nga dy partitë e mëdha, PS...

Alarm për serbët, ushtarët kroatë janë në kufirin e Kosovës

Serbia është alarmuar pas lëvizjeve të fundit të KFOR në kufi me Shqipërinë. Misioni i KFOR-it i NATO-s, i përforcuar nga anëtarë të ushtrisë...

Korçë, përkeqësohet situata me zjarret në fshatin Dishnicë

Përkeqësohet situata me vatrën e zjarrit në fshatin Dishnicë të Bashkisë së Korçës, vatër e cila është zgjeruar akoma dhe më tej, duke hyrë...

Macron: Franca do të njohë shtetin e Palestinës

Franca do ta njohë zyrtarisht Shtetin e Palestinës. Lajmin e ka dhënë Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, duke shtuar se njoftimin zyrtar do ta japë...

Qipro, dy persona humbin jetën, gjenden të djegur brenda automjetit të shkrumbuar

Dy persona kanë humbur jetën brenda një automjeti të shkrumbuar nga zjarri i fuqishëm që ka përfshirë rajonin jugor të Qipros. Mediat e huaja raportojnë...

Lajme të tjera

Web TV