Humbi betejën me Covid-19, ndërron jetë piktori i njohur shqiptar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

COVID-19 ka shuar një tjetër artist shqiptarë, duke lënë pas një boshllëk jo vetëm për artin por edhe për familjarët e tij. Piktori Ziso Kamberaj ka ndërruar jetë në moshën 56-vjeçare, i cili nuk ka mundur dot të fitonte betejën e tij me koronavirusin.

Kamberaj lindi në Tiranë, ndërsa jetonte mes Shqipërisë dhe Mynihut dhe luftën me COVID-19 e humbi gjatë kohës që po kurohej në një spital në Gjermani. Kamberaj kishte që prej muajit shtator që luftonte virusin.

Lajmi është konfirmuar nga vetë kolegët dhe familjarët e Kamberaj. Vëllai i piktorit, Reso Kamberaj shkruan se ndarja nga jeta ishte e parakohshme.

‘O Ziso, o vellai yn i vogel, na hidhrove. Te mori kovidi para kohe. Nuk ishte radha jote”, shkruan i vëllai i piktorit të ndjerë.

Edhe profesor Pino Bonanno shkruante për piktorin “Për Zison, vepra e artit është një brendësi, një vizion i botës, që është mbi të gjitha mjet për të formuar: një përmbajtje që shtjellohet në realizimin e një forme. Pra, nuk ekziston dualizmi formë-përmbajtje, por përmbajtja është në formën e parë, në dinamikë, si përmbushje e një procesi formues”.

Ziso Kamberaj ishte diplomuar në Akademinë e Arteve të Bukura në 1992, në pikturë monumentale. Kamberaj la pas një pasuri të madhe me veprat e tij artistike.

Të fundit

Rama me ndryshime, Ristanit i ngarkohet detyra e re

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të zhvilluar pasditen e sotme, mësohet se kryeministri Edi Rama ka kërkuar që...

Kurti: Këtë fundjavë do të kemi lajmin final

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se partia e tij ka gatishmëri për të bashkëqeverisur me Nismën...

Publikoi letrën e turpshme të Trump, Shtëpia e Bardhë përjashton gazetën

Shtëpia e Bardhë ka përjashtuar Wall Street Journal nga grupi i mediave që do të mbulojnë udhëtimin e presidentit Donald Trump në Skoci këtë...

Dumani shkarkoi Krajën, Murrizi: Kanë bërë sherr për BKH-në

Deputeti Myslim Murrizi ka reaguar në rrjete sociale pasi kreu i SPAK, Altin Dumani, shkarkoi nga posti i Drejtorin me Marrëdhëniet me Jashtë, Arben...

Kush e zëvendëson Altin Dumanin? Klodiana Lala zbulon emrin

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për kandidatët potencialë për të zëvendësuar kreun e SPAK, Altin...

Lajme të tjera

Web TV