“Mbani frymën miq”, Veliaj uron Kombëtaren kuqezi për fitore ndaj Polonisë

Pak minuta para ndeshjes së madhe mes Shqipërisë dhe Polonisë, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj uron Kombëtaren “Kuq e Zi” për fitore, përmes një videoje në Twitter.

Në video duken bluzat e lojtarëve të Kombëtares që “presin” lojtarët për t’i veshur e për të dalë në fushën e Stadiumit “Air Albania”

“Mbani frymën miq! Mijëra zemra kuqezi janë me çunat sot në fushë. ⚽️? FORCA”, shkruan Veliaj.