Albana Fico reagon ashpër ndaj Alfred Cakos: Përhap budallëqe për vaksinën, jo çipi, jo kjo apo ajo

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico, ka reaguar e revoltuar ndaj deklaratave të konspiracionistit Alfred Cakos në lidhje me deklaratat për vaksinën. Fico u shpreh nga Elbasani gjatë një takimi me studentët, se njerëz të papërgjegjshëm përhapin deklarata të rreme duke u mbushur mendjen qytetarëve që vaksina ka çip.

“Një Alfred Çako a ça është ai. Ai është një fyerje. Nuk e kuptoj si burime të tilla të papërgjeshme dhe të drejtën e të vërtetës e kemi ne që kemi bërë shkollimin për të kuptuar nëse kemi ne të drejtë apo ka dikush të drejt në mjekësi. Përhapin budallëqe, jo po çipi, jo po kjo. Ore zotëri.

Ju po shkoni të gjithë në mjekësi, por edhe ata që nuk kanë shkuar në mjekësi kanë bërë biologji. Pyesni ore, ka fakultet mjekësie, ka ISHP, ka pedagogë. Bëni një forum me pyetje dhe të japim përgjigje. Nuk mund të dëgjojnë njerëzit këtë Cakon a ca janë të tjerë aty dhe thotë shikoj në Facebook, dëgjoj Cakon unë aty dhe nuk vaksinohem. Vdis, se kështu i bie”, deklaroi Fico.

Të fundit

Edi Rama falenderon çunat që çmontuan strukturën metalike të lokalit

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kryeministri Edi Rama ka falenderuar ata individë që i janë bindur urdhrit...

Shpëtuan të moshuarin që po digjej në shtëpi, Ilir Proda falenderon policinë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka falenderuar përmes një mesazhi punonjësit e policisë të cilët shpëtuan një të moshuar i...

Lapaj: Në 2 muajt e fundit kam refuzuar oferta nga PS

“Në dy muajt e fundit, mua më kanë ardhur oferta nga Partia Socialiste për mandatin. Nuk kam pranuar, i kam refuzuar totalisht”. Kështu u shpreh...

Djali i Joe Biden: Babait i dhanë ilaç gjumi para debatit me Trump

"I dhanë ilaç gjumi dhe ishe i lodhur". Kështu ka deklaruar djali i ish-Presidentit të SHBA, Joe Biden për debatin që i ati i...

“Lapaj dhe Shabani, t’ju jap një lëpirëse të dyve”

sh-deputeti Ralf Gjoni ka komentuar këtë mbrëmje në emisionin "Now" me Erla Mëhillin përplasjen mes Adriatik Lapajt të "Shqipëria Bëhet" dhe Endrit Shabanit të...

Lajme të tjera

Web TV