Rindërtimi/ Rama i përgjigjet komentuesit që e akuzoi: Mos u mërzit për gjërat e mira që bëhen se për njerëzit janë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama e nisi ditën sot me një video të shtëpive të rindërtuara në Thumanë, e komentet pozitive kanë qenë të shumta. E ndërsa nuk kanë munguar as ato negative. Rama zgjodhi t’i përgjigjej njërit prej tyre që akuzon qeverinë se ka vjedhur fondet për rindërtimin dhe se banesat e rindërtuara janë bërë me donacione nga jashtë.

“Ça bravo me ça bravo i thoni këtij, apo ça prisnit lekët e botës t’i gllabëronte të gjitha, po normal që do ndërtoje se s’mund t’i vjedhë dot të gjitha se bien shumë në sy ashtu”, thotë komentuesi.

Rama i sqaron se projektet që “bota” kontribuon për rindërtimin, nuk ja jep lekët qeverisë, por i bën vetë, nga projekti te kontratat me kompanitë.

“Nuk ka lekë bote këtu i dashur Enes dhe që të jesh i mirëinformuar, për ato projekte që bota kontribuon për Rindërtimin nuk ia jep lekët qeverisë, po i bën të gjitha vete, projektet, tenderat, kontratat me kompanitë… U kuptuam besoj, kështu që mos u mërzit nga gjërat e mira që bëhen, se për njerëzit janë”, i përgjigjet Rama.

Të fundit

Berisha në Tropojë: Nuk po vdes njeri për bukë, por po flasim të jetojmë me dinjitet

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi këtë të dielë takimin përmbyllës elektoral në Tropojë të koalicionit “Aleanca për...

Arrestohet 50-vjeçarja për mashtrim me pronën, i mori 36 mijë euro një qytetari

Një rast mashtrimi me pretendimin për blerjen e një prone është zbuluar nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në...

“Këshillohem nga gjermanët”/ Rama: Projeksioni për 2030 është 35 miliardë

Shkodranëve, Edi Rama u shpjegoi se përse Shqipëria me qeverisjen socialiste po shkon në drejtimin e duhur, fakt i dalë në sondazhe. E ndërsa opozita...

“Ky imazh ofendon besimtarët”/ Postimi i Trump si Papë kritikohet ashpër nga katolikët

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, është kritikuar ashpër nga disa katolikë pasi postoi një foto të krijuar nga inteligjenca artificiale, ku e përshkruan veten si Papë....

Albanese u rizgjodh kryeministër i Australisë,Begaj: Një udhëheqës me rrënjë arbëreshe…

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, uroi sot Kryeministrin e rizgjedhur të Australisë, Antonio Albanese, i cili fitoi një mandat të dytë për të drejtuar...

Lajme të tjera

Web TV