Serbët kundërshtojnë aksionin e policisë së Kosovës në Mitrovicë, efektivët përgjigjen me gaz lotsjellës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qytetarët në veri të Kosovës po kundërshtojnë një aksion të Policisë së Kosovës kundër kontrabandës së mallrave.

Ky aksion, që ende po vazhdon është shtrirë në lokacione në Kosovë, përfshirë rajonin e Mitrovicës së Veriut dhe të Jugut, të Prishtinës dhe Pejës.

Sipas autoriteteve të rendit, aksioni nisi në orët e hershme të 13 tetorit dhe ende vijon. Deri më tani janë sekuestruar një sërë mallrash, të cilat dyshohen se janë kontrabandë.

“Të gjitha veprimet policore janë duke u realizuar në koordinim me prokuroritë dhe gjykatat kompetente, me urdhër të së cilave janë duke u kryer kontrolle dhe bastisje në lokacione të ndryshme si shtëpi banimi, lokale biznesi, magazina të mallrave etj”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Gazetarët e Radios Evropa e Lirë, që gjenden në Mitrovicën e Veriut po raportojnë se në këtë komunë gjatë gjithë kohës po dëgjohen sirenat e kamionëve të zjarrfikësve dhe autoabulancave. Qytetarët thonë se në mëngjesin e sotëm është dëgjuar edhe sirena e emergjencave në këtë komunë.

Policia e Kosovës është e vendosur edhe para farmacive në veri.

Gaz lotsjellës është hedhur në drejtim të qytetarëve, për t’i shpërndarë ata pasi ishin nisur drejt policisë.

Në këtë aksion, sipas njoftimit të Policisë së Kosovës është e përfshirë edhe Dogana e Kosovës, ndërkaq policia ka shpërndarë disa fotografi të mallrave të sekuestruara, ku vërehen që janë mallra ushqimore.

Të fundit

I riu sulmon pasagjerët me çekiç në një tren në Gjermani, detajet e rastit të pazakontë

Një burrë sulmoi disa persona me një çekiç në një tren ekspres në jug të Gjermanisë. Ngjarja ndodhi ndërmjet qyteteve...

Shqipëria “pushtohet” nga turistët, fluks rekord në hyrje-daljet nga Durrësi

Gjatë periudhës janar-qershor 2025, nga/drejt Portit të Durrësit kanë udhëtuar 241,490 pasagjerë dhe 104,212 automjete. Të dhënat e Autoritetit Portual Durrës tregojnë një rritje prej...

Mitologjia që ushqeu nazizmin: nga Atlantida te Thule, rrënjët e një çmendurie hyjnore

Përgatiti: Leonard Veizi Në errësirën e shekullit XX, ndërsa bota përpiqej të mblidhte copëzat e arsyes pas luftrave dhe krizave të pafundme, në zemër të...

Shqipëria që nuk është më…

Rrallë gjen ndonjë vend në botë, që mund të ketë pësuar një transformim të tillë në më pak se 30 vjet, si Shqipëria. Dikur një...

Vapa ekstreme përfshin Europën Jugore, qindra viktima në Spanjë, Greqia në flakë

Italia vijon të përballet me një valë të paprecedentë të të nxehtit, me temperatura që arrijnë deri në 40-41°C në disa rajone dhe me...

Lajme të tjera

Web TV