“Gabova me tifozët shqiptarë”, Swiderski pranon fajin: Ndikuan emocionet e golit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Autori i golit të Polonisë në “Air Albania” ndaj Shqipërisë pranon se gaboi që shkoi duke festuar pranë tifozëve shqiptarë, por këtë e bëri nën efektin e emocioneve dhe jo për të provokuar.

Karol Sviderski ishte heroi i polakëve, teksa vulosi fatin e takimit në minutën 77-të. Por një gol kaq i rëndësishëm nuk u përjetua me festën e duhur prej tij.

Futbollisti polak, i rrëmbyer nga emocionet, zgjodhi anën e gabuar të stadiumit për të festuar, pasi tifozët shqiptarë menjëherë reaguan duke hedhur shishe në drejtim të tij.

Megjithatë, Sviderski merr përgjegjësinë e tij për veprimet e tifozëve. Në intervistën e dhënë për “Polsat Sport” autori i golit shprehet se vrapoi në mënyrë të panevojshme drejt tifozëve shqiptarë për të festuar, por kjo ndodhi vetëm për shkak të emocioneve dhe jo me qëllim.

“Ishte një ndjenjë fantastike të shënosh një gol në një ndeshje të tillë, në një stadium të huaj. Me siguri do ta mbaj mend. Nga ana tjetër, fakti që tifozët reaguan kështu, ishte pjesërisht faji im. Unë vrapova pa shkak drejt tyre për të festuar, por isha nën ndikimin e emocioneve. Është e vështirë, ndodhi”, – tha Karol Sviderski, duke marrë një pjesë të fajit.

Të fundit

Trump shkarkon komisionaren e Zyrës së Statistikave të Punës

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka urdhëruar ekipin e tij që të shkarkojë menjëherë komisionaren e punës Erika McEntarfer. Urdhri...

Shpërthen vullkani në Indonezi, reja e hirit mbi 10 km e lartë

Në malin Levotobi Laki-Laki në provincën Nusa Tenggara Lindore në Indonezi, një vullkan shpërtheu sot, duke hedhur një re hiri mbi 10 kilometra të...

Berisha rri, Dumani ik!

NAMIR LAPARDHAJA - Ky është refreni i përditshëm i drejtuesve të PD-së, duke filluar nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët e partisë, anëtarët e kryesisë...

Fshati Gjerbës pa ujë, 120 familje mbushin në çezmën e fshatit

Në zemër të Mallakastrës, mes kodrave me burime te shumta natyrore, 120 familje vuajnë për pikën e ujit. Një çezmë e vetme gjendet 2...

“Për sa kohë marr frymë, s’e tradhtoj Dodik”

“Kemi kaluar kriza të shumta; përmbytje, emigrantë, koroanvirus, konfliktin në Ukrainë, sulmin për Srebrenicën dhe provokimet nga Kosova, por Serbia nuk ka qënë kurrë...

Lajme të tjera

Web TV