Shqipëri-Poloni/ Humbje e dyfishtë, në lojë dhe sjelljen e tifozëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në takimin më të rëndësishëm për këto elemonatore të botërorit “Katar 2022” kombëtarja shqiptare e Futbollit nuk mundi që të mposhtte ekipin polak, të cilin e kishte kundërshtarin e vetëm për të mbajtur vendin e dytë. Në mungesa të mëdha për shkak dëmtimesh, por edhe të prekjes nga Covid-19, të katër lojtarëve, kombëtarja jonë u mundua që të merrte rezultat pozitiv, por pa ia arritur duke u mundur me rezultatin minimal 0-1. Ndonëse ndeshje për shumë minuta ishte e balancuar, me të dyja ekipet që nuk shkuan rrezikshëm në portat respektive, një episod në humbjen e topit në mesfushë u kthye në rast ideal për polakët që të kalonin në avantazh në minutën e 77 të takimit. Festimi i golit nga ekipi kundërshtar (jashtë etikës sportive), solli reagimin po aq antisportiv të tifozëve tanë që hodhën drejt lojtarëve polak disa bidonë uji. Ndeshja u pezullua për 15 minuta dhe kthimi për të luajtur pjesën tjetër të ndeshjes ishte me ultimatum që nësëe hidhej qopftë edhe një send i vetëm në fushë takimi do të mbyllej. Pavarësisht shpresës së madhe para takimit, tashmë ajo është venitur gati në kufijtë e së pamundurës. Në dy ndeshjet e mbetura Shqipëria do të duhet të fitojë dy takimet me Anglinë dhe Andorrën (ku përballja me Anglinë duket mision gat ii pamundur) dhe të shpresojë që Polinia të mundet përballë San Marinos, ose Hungarisë.

Të fundit

Pamje me dron/ Momenti i shpërthimit me tritol të ndërtesës pa leje në Radhimë

Një ndertëse trekatëshe u shemb me tritol mëngjesin e sotëm në Radhimë. Ekspertët e IKMT konstatuan se kjo ndërtesë buzë...

Këmbimi valutor 11 gusht/ Dollari dhe euro lëvizin lehtë, si qëndrojnë monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor sot, dollari amerikan këmbehet me 82.5 lekë në blerje dhe 83.8 lekë në shitje. Euro blihet me 96.5 lekë dhe...

Vila e sekuestruar e Berishës dhe vila e dyshuar si e Arben Ahmetajt

Mero Baze Sali Berisha është shfaqur në vilën e tij të sekuestruar në Lalëz. Të paktën tre fundjavat e fundit ai është parë aty nga...

Australia do të njohë shtetin e Palestinës në Kombet e Bashkuara në shtator

Kryeministri australian, Anthony Albanese, njoftoi të hënën se Australia do të njohë zyrtarisht Shtetin e Palestinës gjatë Sesioneve të 80-ta të Asamblesë së Përgjithshme...

Kallas thërret sot takim të parakohshëm të ministrave të jashtëm të BE-së për Ukrainën

Çdo marrëveshje midis SHBA-së dhe Rusisë duhet të përfshijë Ukrainën dhe BE-në. Kështu deklaroi një ditë më parë kryediplomatja e BE-së, Kaja Kallas, e...

Lajme të tjera

Web TV