Akuza e rëndë e gazetares së kronikës: Në Akademinë e Policisë, studentë përdorues droge

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetarja e njohur e kronikës së zezë Anila Hoxha bën një deklaratë të bujshme për oficerët e policisë që janë kapur me drogë ose janë zbuluar si pjesë e trafikut të drogës. E ftuar në emisionin “Dekalog” të gazetarit Roland Qafoku në RTSH 24, Hoxha tha se kjo duhet parë që në momenin kur ata bëhen pojesë e Akademisë së Rnedit. “Ka të dhëna që në Akadmei ka oprdorues droge”, tha gazetarja Hoxha duke e lidhur këtë edhe me jo pak raste që oficerë policie janë kapaur si pjesë e trafikut. Deklarata u bë gjatë diskutimit në ditën e 100-të që kryeministri Edi Rama dha si ultimatum për policinë për kontrollin e territorit, zbatimin e ligjit dhe arrestimin e personave të inkriminuar.

Si është raporti i oficerëve të ndershëm të policisë me ata që janë të pandershëm, apo edhe pjesë e trafiqeve?

Akademia e Policisë është një filtër shumë i rëndësishëm. Për të hyrë në Akademinë e policisë ka patur filtra shumë të rëndësishëm.

Po si ka mundësi atëherë që dalin oficerë që janë lidhur me trafiqe?

Teorikisht filtrat ekzistojnë. Praktikisht hajde ti diskutojmë. Pse? Ka të dhëna jo zyrtare që në Akademinë e Policisë, janë trupë e policisë, mund të jenë edhe përdorues droge. Ka të dhëna.

Si? Përdorues droge në akademi?

Mos u çudisni fare. A ka oficerë policie të kapur me drogë? Në Sarandë u kap një oficer policie duke shpërndarë drogë. Në Tiranë u kap një oficer i patrullave “Shqiponja” me një shpërndarës droge. U kap një oficer i forcave RENEA i sapo hyrë, me drogë. U kap sërish një oficer tjetër duke shpërndarë drogë. Shpërndarës droge. Dhe është një e dhënë shumë domethënëse.

Dhe studentë të akademisë përdorues droge? Si arrijnë deri atje Anila?

Lexo edhe :  U arrestua për 335 mln paund kokainë/ "Daily Mail" shkruan për dhëndrin e Majlinda Bregut

Ai mund të kalojë teste psikologjike, por duhet të kalojë edhe testin e drogës.

Të fundit

Zelensky: Fola me Trump, të pranishëm edhe liderët europianë!

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka reaguar i pari pas telefonatës që pati me presidentin amerikan Donald Trump. Ai pohoi shkurtimisht...

Alarm! Qëllohen 5 ushtarë amerikanë në bazën e Xhorxhias

Pesë ushtarë amerikanë u qëlluan në Fort Stewart në bazën e Xhorxhias. Sipas një zyrtari të zbatimit të ligjit dyshohet se u qëlluan nga...

E bujshme! Galliani kthehet te Milani?

Sugjerimi është i fuqishëm, ndez diskutimet mes tifozëve si në rrjetet sociale, ashtu edhe në bar-kafe. Ndoshta krijon të njëjtin efekt edhe në numrin...

Brazili sfidon tarifat e SHBA-së: Duam konsultime me OBT

Qeveria braziliane ka kërkuar zyrtarisht konsultime me Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT) në lidhje me tarifat e vendosura nga Shtetet e Bashkuara mbi produktet...

Zjarr masiv përfshin varrezat e Dhërmiut, rrezikohen banesat

Një vatër zjarri ka shpërthyer mbrëmjen e sotme edhe fshatin turistik të Dhërmiut, në Himarë. Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë rënë pranë varrezave të fshtatit,...

Lajme të tjera

Web TV