Angela Merkel: Në BE veprojnë prej kohësh forca centrifugale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kancelarja Angela Merkel u nderua nga mbreti spanjoll Felipe VI me Çmimin Evropian Karl V për meritat e saj për Bashkimin Evropian. Angela Merkel gjithmonë ka ofruar zgjidhje konstruktive, ka kërkuar kompromise dhe ka kontribuar në këtë mënyrë për Bashkimin Evropian dhe për marrëdhëniet veçanërisht të ngushta midis Spanjës dhe Gjermanisë, tha mbreti spanjoll Felipe VI.

Në fjalën e saj falenderuese Merkel zgjodhi fjalë të qarta: “Nuk duhet ta mashtrojmë veten. Në BE po veprojnë prej disa kohësh forca centrifugale. Forca e Evropës varet nga sa e bashkuar është ajo”. Kjo vlen si për politikën e jashtme ashtu edhe atë të sigurisë, migracionin, mbrojtjen e klimës dhe në përgjithësi për gjitha fushat në të cilat dikush dëshiron të formësojë globalizimin në kuptimin evropian.

Merkel bën thirrje për një linjë të përbashkët evropiane

Në mënyrë të veçantë Merkel bëri thirrje për një politikë të përbashkët evropiane për emigracionin. Pavarësisht nga vështirësitë nuk duhet pushuar derisa të arrihet një përparim, tha ajo lidhur me rezistencën prej vitesh të disa vendeve të Evropës Lindore kundër shpërndarjes së refugjatëve brenda BE-së./DW

Të fundit

Braçe apel qytetarëve: Mos ndizni zjarre, por…

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm në...

Miratimi i Akti i Sigurimeve Shoqërore të vitit 1935 dhe ndikimit të tij në SHBA

Sfondi – Depresioni i Madh Në fillim të viteve 1930, Shtetet e Bashkuara po përballeshin me Depresionin e Madh, krizën ekonomike më të rëndë në...

Zjarret në vend, Policia bën bilancin: Në më pak se tre muaj identifikuam 137 autorë

Me situatën e zjarreve që paraqitet e rëndë në vendin tonë, ku sipas Sistemit Evropian për Zjarret në Pyje deri më tani për vitin...

Politico: Shqipëria përdor IA në qeverisje, integrimin në BE dhe luftën ndaj korrupsionit

Inteligjenca artificiale (IA) gjithnjë e më shumë po përqafohet nga shumë vende të Evropës, ndërsa Shqipëria po e shfrytëzon si një mjet kyç për...

Çfarë po gatuhet në Alaskë? Trump dhe Putin mes hartës së re të Ukrainës

Presidenti amerikan Donald Trump dhe presidenti rus Vladimir Putin do të zhvillojnë të premten një samit në Alaska, mes spekulimeve se bisedimet mund të...

Lajme të tjera

Web TV