Kuvendi miraton ngritjen e Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit, rrëzohet për “Beçhettin”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kuvendi ka miratuar ngritjen e Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit, i kërkuar nga Partia Demokratike. Ky projektvendim ka marrë 123 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim. Ndërsa ai për Beçhetti-n i kërkuar gjithashtu nga opozita u rrëzua. Ky projektvendim u votua me 77 vota kundër dhe 46 pro, duke mos marrë kështu votat e nevojshme për miratim. Në lidhje me ngritjen e Komisionit Hetimor Larlametra për inceneratorët si opozita që e kërkoi ashtu edhe opozita vendosën me consensus që të tërhiqen pasi çështja është në hetim nga prokuroria. Edhe pse ishte miratuar në Konferencën e Kryetarëve të martën, palët ranë dakord që t’a shtyjnë me një javë votimin, me arsyen e rishikimit të formulimit ligjor të projektvendimit. Kërkesa për shtyrjen erdhi nga kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla. “Kemi komunikuar me PD-në për të detajuar objektin e punës hetimore në Komision. Do të doja që votimi të shtyhet në seancën pasardhëse, me besimin se do ta kemi detajuar plotësisht objektin e hetimit,” tha Balla. Kërkesa e Ballës u pranua pa debat nga deputeti Gazmend Bardhi, i cili tha në emër të PD-së:  “biem dakord që votimi i këtij Komisioni të shtyhet për javën tjetër”. Po ashtu Kuvendi ka rrëzuar dekretin i Presidentit të Republikës nr. 13.179, datë 28.07.2021 “Për kthimin e ligjit nr. 86/2021 “Për miratimin e aktit normativ me fuqinë e ligjit nr. 25, datë 22.06.2021 i Këshillit të Ministrave “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9936, datë 26.06.2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar””. Ky dekret mori 43 vota pro dhe 76 kundër. Gjithashtu Kuvendi rrëzoi edhe dekretin nr. 13.186, datë 28.07.2021 “Për kthimin e ligjit nr. 87/2021 “Për miratimin e aktit normativ me fuqinë e ligjit nr. 26, datë 22.06.2021 të Këshillit të Ministrave “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 137/2020 “Për buxhetin e vitit 2021”. Edhe dekreti për të huaj nuk është miratuar, ai mori 43 vota pro dhe 76 kundër. Kuvendi ka miratuar me 83 vota Rezana Konomi Perrolla si anëtare të Komisionit të Konkurrencës në Autoritetin e Konkurrencës.

Të fundit

“Futbolli i Arsenalit është i shëmtuar, më vjen keq”

Legjenda Peter Schmeichel ka kritikuar lojën e Arsenalit, referuar ndeshjes me Liverpool (The Reds fituan 1-0 me gol fantastik...

Franca urdhëron spitalet të jenë gati për luftë

Spitaleve franceze u është kërkuar të bëjnë përgatitje për një luftë të mundshme në Evropë, ndërkohë që Gjermania ka bërë të ditur se është...

Putin: Kam arritur marrëveshje me Trump për paqen

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se ka arritur "marrëveshje" me Presidentin amerikan Donald Trump gjatë takimit të tyre në Alaskë muajin e kaluar,...

Irani akuzon Europën: Jeni bërë vegël e SHBA-së dhe Izraelit

Europa po heq dorë nga roli i ndërmjetësit mes SHBA-së dhe Iranit dhe po ia dorëzon fatin e marrëveshjes bërthamore vetos së Donald Trump. Kështu...

Gafa e radhës nga Bayern, merr sulmuesin e Chelsea për 81,5 mln euro!

Zbulohen detajet e kalimit të Nicolas Jackson te Bayern. Mediat gjermane raportojnë se klubi bavarez do të paguajë 16,5 mln euro për huazimin e tij...

Lajme të tjera

Web TV