Polonia miraton ligjin për dëbimin e emigrantëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Parlamenti i Polonisë ka miratuar një ligj, sipas të cilit policët kufitarë duhet t’i dëbojnë menjëherë emigrantët që përpiqen të kalojnë ilegalisht kufirin. Sipas ligjit, policët kufitarë do të kenë fuqi që të refuzojnë kërkesat e emigrantëve për azil politik.  Ligji i ri i miratuar në Parlamentin polak pritet të nënshkruhet nga presidenti Andrzej Duda.

Polonia dhe Bashkimi Evropian akuzojnë udhëheqësin autoritar të Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, për dërgimin e mijëra emigrantëve në kufijtë e BE-së. Sipas BE-së, Lukashenko po përpiqet t’i destabilizojë shtetet e unionit, për t’u hakmarrë kundër sanksioneve që i ka vënë blloku.

Megjithatë, sipas ligjit ndërkombëtar, kushdo që kërkon azil, duhet të merret në mbrojtje edhe nëse e ka kaluar kufirin në mënyrë të paligjshmë, por duket se Polonia nuk do ta zbatojë më këtë ligj.

Polonia ka qenë në qendër të debateve kohët e fundit, pasi është akuzuar se kthen emigrantët. Së paku gjashtë viktima janë gjetur pranë kufirit të Polonisë, ndërsa dyshohet se kanë vdekur si pasojë e të ftohtit.

Polonia ka ngritur një gardh të përkohshëm me tela përgjatë kufirit të saj dhe të enjten parlamenti në Varshavë planin për të ndërtuar një mur kufitar.

Ndërkohë edhe shtetet anëtare të BE-së, Lituania dhe Letonia janë përballur me rritje masive të emigrantëve nga vendet e Lindjes së Mesme dhe Azisë që përpiqen të hyjnë ilegalisht nga Bjellorusia. Akuzat se nxit emigrantët drejt kufijve të BE-së, Lukashenko i ka mohuar, madje fajëson politikanët perëndimorë për situatën në kufi.

Të fundit

Elon Musk ngre padi ndaj Apple dhe OpenAI: Po pengojnë konkurencën

Dy kompanitë e Elon Musk, startup-i xAI dhe platforma e rrjeteve sociale X kanë ngritur një padi kundër Apple...

Media italiane: Shqipëria, një mit që duhet rrëzuar

Bukuritë e vendit tonë kanë tërhequr shumë të huaj për të vizituar Shqipërinë ndërsa edhe mediat e huaja i kanë kthyer sytë drejt nesh....

Trump paralajmëron: Nëse Rusia nuk pranon paqen, do ketë pasoja serioze

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se mund të ketë pasoja shumë serioze për Rusinë nëse kjo e fundit nuk e ndal luftën...

E mitura shqiptare u mbyt në pishinë! Lirohen prindërit dhe gjyshi

Autoritetet greke kanë vendosur të lirojnë me kusht prindërit dhe gjyshin e vajzës së mitur shqiptare, e cila humbi tragjikisht jetën pak ditë më...

Mero Baze: E vetmja mënyrë që Lapaj të fitonte, ishte të mos e bënte atë betejë

Adriatik Lapaj humbi sot të drejtën për të marrë mandatin në Kuvend, duke paguar shtrenjtë një manovër formale me listën e mbyllur, të mbushur...

Lajme të tjera

Web TV