Gjykata Kushtetuese merr në shqyrtim Presidentin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata Kushtetuese ka pranuar kërkesën e ardhur nga Parlamenti për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta dhe pritet që të mbahet seanca publike. Çështja do të shqyrtohet në javët në vijim, ku do të vendoset për shkarkimin ose jo të kreut të shtetit.

Gjykata Kushtetuese merr në shqyrtim vendimin e Parlamentit për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Dokumenti i dalë nga Parlamenti Shqiptar, pak ditë para se të mandatohej qeveria e re tashmë pritet të shqyrtohet në një senacë publike, por data kur do të nisë shqyrtimi ende nuk është i përcaktuar. Si arsye për të kërkuar shkakrimin e kreut të shtetit ishte shkelja e Kushtetutës para dhe pas fushatës elektorale. Nuk i dihet se sa kohë do të kërkojë Gjykata Kushtetuese për të marrë vendimin, apo kush do të jetë vendimi i saj, por fakt mbetet se edhe nëse kreu i shtetit nuk shkarkohet, atij i mbaron mandate në korrik të vitit të ardhshëm.

Shqyrtimi i çështjes

Gjykata Kushtetuese vendosi dje të kalojë për shqyrtim kërkesën e parlamentit për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Kolegji i Gjykatës shfrytëzoi të gjithë kohën që i kishte lënë ligji për të vendosur nëse vendimi i parlamentit për shkarkimin e Presidentit duhej shqyrtuar nga gjykata apo jo. “Në përfundim të shqyrtimit paraprak të kësaj çështjeje, Gjykata vendosi kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare publike, data e së cilës do të caktohet në përputhje me rregullat procedurale të gjykimit kushtetues”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Kushtetuese. Pas këtij vendimi, tashmë Gjykata Kushtetuese nuk ka afate kohore të ngurta dhe shtatë gjyqtarët mund të vendosin që fati Ilir Metës të caktohet sa më shpejt, apo të kalojnë në lëvizje taktike si marrja e një opinioni nga Komisioni i Venecias, që do ta shtynte vendimin e trupës në një kohë kur mandati i Ilir Metës në krye të Shtetit do të kishte përfunduar. Por vetë njoftimi i Kushtetueses erdhi në një kohë kur në Komisionin e Venecias po shqyrtohej ligjshmëria e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit, dhe ekspertët ndërkombëtarë konstatuan se Presidenti kishte shkelur Kushtetutën në qershor 2019 kur me një dekret vendosi të shtyjë datën e zgjedhjeve.
Shkarkimi i Metës
Në 1 Maj të këtij viti, Grupi Parlamentar Socialist nisi procedurat parlamentare për shkarkimin e Presidentit Meta. Deputetët socialistë firmosën kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor për shkarkimin e kreut të shtetit, pas thirrjeve të tij gjatë fushatës ku ju kërkonte qytetarëve që të mprihnin sfurqet, sëpatat dhe lopatat më 25 prill për të mbrojtur votën. Socialistët prisnin dorëheqjen e Ilir Metës nga posti i Presidentit, siç edhe e kishte premtuar, nëse Edi Rama do t’i fitonte zgjedhjet në mënyrë të pakontestuar. Por kur u pa që Presidenti i Republikës nuk do të jepte dorëheqjen, madje tha se do të vijojë në atë post deri në fund të mandatit, 2022, Kryeministri Rama njoftoi se do të nisë procedurën e shkarkimit. Materiali i dalë nka komisisioni u votua në Parlament dhe kjo kërkesë do të merret në shqyrtim nga Gjykata Kushtetuese.

Të fundit

Gëzuar, me valixhe në duar! Ku shkojnë shqiptarët për fundvit?

Nga pushimet dimërore në Alpet e Europës, te qytetet e dekoruara plot drita dhe tradita, deri tek arratisjet në...

Astrologia zbulon si mbyllet viti 2024 për secilën shenjë Horoskopi: Ka të papritura

Meri Gjini ka bërë parashikimin e Horoskopit për ditët e fundit të vitit 2024, në një studio televzive. “Nesër kemi Mërkurin në katërkëndësh me Saturnin....

Planet e administratës Trump mbi emigracionin

Emigracioni ishte një nga çështjet kryesore të fushatës elektorale të Presidentit të zgjedhur Donald Trump. Administra e tij po planifikon zbatimin e masave më...

A mund ta tërheqin shqiptarët pensionin në një shtet tjetër?

Zv. ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Olta Manjani ka ndarë në emisionin “Sheshi i Dollarit” detaje nga marrëveshja e nënshkruar për njohjen e pensioneve....

Vdekja e Dr.Florit, shkak që të largohej nga Shqipëria? Rrëfimi emocional i Big Bastës

Këngëtari Gerald Xhari, i njohur me emrin e artit Big Basta, ka qenë ditën e sotme i ftuar në emisionin “S’e Luan Top”, ku...

Lajme të tjera

Web TV