Deputeti Erion Braçe ka reaguar në lidhje me skandalin e librit të historisë së fëmijëve të klasës së katër në Shqipëri. Në libër modeli i fshatit shqiptar është ilustruar me foton e vilave “Rolling Hills”, një prej lagjeve më të pasura të Tiranës.
Braçe në një postim në rrjetet sociale u shpjegon fëmijëve se fotoja nuk tregon fshatin e zakonshëm që janë në Shqipëri.
“Fshati eshte i lire, pa mur te larte e te forte qe e rrethon cep e me cep; Fshati nuk ka frike, roje, kamera vezhguese, makina Bentley, Mercedez G, Maybach, Maserati, Porche, Rover etj;
Fshati ka traktore, zetore, autokombajna, karroca. Fshatin e zakonshem e ruan bashkejetesa, prej saj askush ne fshat nuk vjedh komshiun, as ne pune e as ne lagje;” shkruan Braçe.
Postimi i plotë i Braçes:
I DASHUR 10 VJECAR!
Edhe pse i vogel, ti e ju duhet te mesoheni me TE VERTETEN!
Ky ne foto, ne librin tend te historise, NUK ESHTE FSHAT, fshati i zakonshem e ne llojin e tij ne shumicen e Shqiperise!
Ne foto eshte nje REZIDENCE ME VILA PER FAMILJE TE PASURA, ndertuar nga nje njeri i pasur e me pushtet, por asfare ai fshati qe tani “eshte bere pjese e bashkive”.
Pra, per ty qe jeton ne fshat, ky nuk eshte fshati yt, ai ku ti jeton cdo dite.
Fshati eshte i lire, pa mur te larte e te forte qe e rrethon cep e me cep;
Fshati nuk ka frike, roje, kamera vezhguese, makina Bentley, Mercedez G, Maybach, Maserati, Porche, Rover etj;
Fshati ka traktore, zetore, autokombajna, karroca.
Fshatin e zakonshem e ruan bashkejetesa, prej saj askush ne fshat nuk vjedh komshiun, as ne pune e as ne lagje;
Fshati ka qene qe e mbrojne cdo dite nga ata qe se njohin fshatin!
Fshati nuk i ka te gjitha rruget me asfalt, madje ka fshatra ku “rruga automobilistike”eshte e veshtire, e pa asfaltuar dhe kalohet nga makina te renda ose karroca; eshte genjeshter ajo qe thuhet ne liber.
Pooo, fshati eshte i bukur, i gjelber, me pyll shpesh, ajer te paster, me shume kafshe, lope, dele, qingja, pula, zogj, kuaj, gomere, ndodh edhe me dhelpra, cakej prej verteti;
Por fshati eshte me i bukur prej njerezve qe punojne, punojne fort ne shi, bore e diell, ne dimer e ne vere, prodhojne ushqim per gjithe vendin, te paster e te shendetshem.
Tani, ky qe sheh ne liber, eshte dicka aty ne ane apo poshte fshatit tend, nuk eshte fshati yt;
Aty jetojne njerez por nuk je ti, as prinderit e tu, as komshinjte e tu ne fshat.
Ata qe jetojne aty jane njerez qe as e njohin e as e dine ceshte fshati; nje pjese e tyre kane shkaterruar qytetin dhe tani duan fshatin.
Plot prej tyre jane te pasur, jo prej punes, nderit e dinjitetit, por prej abuzimit me detyren qe kane patur apo kane, prej korrupsionit e prej krimit; i njeh gjithe Tirana keta.
Po ka aty edhe njerez te ndershem, te cilet nuk i njeh kush sepse punojne shume, gjithcka e kane prej punes se ndershme, as prej favoreve nga cilido pushtet, as prej shkeljes se ligjit e fshehjes se parave shtetit.
Ndaj gezoju fshatit tend, fshatit prej verteti!