U ekzekutua me armë zjarri në Peqin, ja kush është 38-vjeçari nga Lushnja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është identifikuar 38-vjeçari që u gjet i vrarë me armë zjarri në Peqin. Burime bëjnë me dije se i vdekur ka mbetur Alban Semaku(Mermali) 38 vjeç nga Lushnja.

Vlen të përmendet se trupi i pajetë i Semakut është gjetur në afërsi të lumit Shkumbin. Semaku ka qenë më herët i dënuar me 13 vite burg për vrasje e njihej si pjesëtar i Bandës së Lushnjes, e kryesuar nga Ado Bare.

Viktima është identifikuar nga e ëma, në morgun e Spitalit Rajonal të Elbasanit.

Dyshimet e para kanë dalë në përfundimin se vrasja është kryer diku tjetër dhe më pas ekzekutorët e kanë sjellë trupin e pajetë aty.

38-vjeçari është gjetur i vrarë me dy plumba në shpinë dhe brinjë mbrëmjen e kaluar, por trupi i pajetë është gjetur ditën e sotme. Ndërkohë, policia dhe prokuroria vijojnë hetimet për të zbardhur ngjarjen.

Njoftimi i Policisë:

Elbasan

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera nga grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për verifikimin e identitetit të shtetasit të vrarë me armë zjarri, i cili është gjetur në afërsi të lumit Shkumbin, në lagjen Çezmë, Peqin, pas verifikimeve të kryera, rezultoi se ishte shtetasi Alban Semaku, 38 vjeç, banues në Lushnjë, i cili deri në vitin 2011 mbante emrin Elton Mermali.

Në vitin 2006, ky shtetas është ekstraduar nga Italia, pasi Gjykata e Lushnjës, me vendimin e datës 28.08.2003 i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja”, ndodhur në qytetin e Lushnjës, kryer në kuadër të organizatës kriminale të Lushnjës.

Më datë 16.03.2015 është arrestuar në flagrancë, pasi në lagjen “Gafurr Muço”, Lushnjë, për motive të dobëta, ka kanosur për jetën, me armë zjarri, shtetasin M. T. Gjatë kontrollit personal të ushtruar ndaj shtetasit Alban Semaku, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë e tipit “Zastava”, një kre hër pistolete me 6 fishekë dhe dy doza heroinë.

Lexo edhe :  “Të shpëtosh jetë duke rrezikuar jetën tënde”/ Mirënjohje për të gjithë efektivët

Me vendimin e datës 16.11.2015 të Gjykatës së Rrethit Lushnjë është dënuar me 6 vjet e 8 muaj burg për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake” dhe “Kanosja” dhe është liruar nga burgu 06.05.2021, pasi ka vuajtur dënimin në I.E.V.P Peqin.

Të fundit

Putin fajëson Ukrainën për mungesën e progresit të bisedimeve

Presidenti rus Vladimir Putin, të premten, e zhvendosi përgjegjësinë tek Ukraina për mungesën e përparimit në negociatat për t’i...

Aksionet evropiane shënojnë rënien më të madhe që nga prilli

Aksionet në të gjithë Evropën u mbyllën më poshtë të premten, ndërsa investitorët globalë vlerësuan se si fushata e tarifave e presidentit Donald Trump...

Achraf Hakimi akuzohet për përdhunim

Mbrojtësi maroken i Paris Saint-Germain, Achraf Hakimi, i konfirmuar së fundmi si kandidat për çmimin prestigjioz “Topi i Artë”, mund të përballet me një...

E vranë dhe e copëtuan me sëpatë sepse harroi të përgatiste darkën? Nëna pranon krimin

“Bëra diçka monustroze, por ishte e nevojshme”, kështu ka deklaruar para grupit hetimor 62-vjeçarja Lorena Venier e cila ditë më parë vrau me sëpatë...

Trump merr një tjetër nominim për Çmimin Nobel për Paqen

Zëvendëskryeministri i Kamboxhias, Sun Chandol, ka konfirmuar se vendi i tij do të nominojë presidentin amerikan Donald Trump për Çmimin Nobel për Paqen, duke...

Lajme të tjera

Web TV