Dyshonte se kishte kancer në gji/ Rrëfehet Xhensila Myrtezaj: Për dy muaj kam jetuar me frikë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Xhensila Myrtezaj ka bërë një reagim në muajin e sensibilizimit dhe ndërgjegjësimit të grave dhe vajzave, për parandalimin në faza të hershme të kancerit të gjirit. Në “Tetorin rozë”, këngëtarja ka treguar historinë e saj, por që fatmirësisht ishte një alarm i rremë.

“Pas lindjes së vajzës, dhe pasi mbaroi procesi i gjidhënies, kuptova që kishte diçka që nuk shkonte me trupin tim. Më është dashur ta mbaj këtë gjë brenda vetës për dy muaj rresht, një frikë shumë e madhe nuk më lejonte ta ndaja me të tjerët këtë gjë, por më vriste edhe shumë ndërgjegja që po bëja shumë gabim. Sigurisht, Besi më dërgoi tek mjeku, dhe falë Zotit gjithçka ishte në rregull, ishin thjesht disa ciste që i dalin nënave pas gjidhënies”, tregon Xhensila.

Këngëtarja ka treguar se pas atij momenti të trishtë, ajo bën check-up çdo 6 muaj dhe ekon morfologjike çdo 2-3 muaj. Për ta përmbyllur, artistja u ka bërë thirrje të gjithave që vuajnë nga kjo sëmundje e rëndë për të gjetur forcën dhe motivimin për ta luftuar atë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Xhensila Myrtezaj (@xhensilamyrtezaj)

Të fundit

Mesazhi sekret për Iranin? Pse gjenerali amerikan bëri “Brirët e Djallit”

Pas sulmit kundër Iranit, Shtëpia e Bardhë publikoi disa fotografi nga brenda dhomës së situatave të emergjencës, teksa zhvillohet...

Kush po sulmon emrin James Bond?

nga Mark Sweney Pronarët e markës James Bond e kanë cilësuar përpjekjen e një biznesmeni austriak për të marrë nën kontroll emrin e superspiunit...

“Ai dëshiron të vijë tek ne!” Drejtori sportiv i Barcelonës jep lajmin e mirë!

Drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, ka konfirmuar se Nico Williams kërkon të bëhet lojtar i skuadrës katalanae. Sulmuesi i Athletic Bilbao mund të ishte transferuar...

Turizmi mjekësor në Shqipëri në rritje, të huajt tërhiqen nga çmimet e ulëta

Vitet e fundit Shqipëria nuk është më vetëm një destinacion turistik. Një tjetër sektor po pëson rritje duke tërhequr vëmendjen gjithnjë e më shumë...

Burrat luajnë me letra në mes të fluturimit, shpërthejnë reagimet në internet

Një video tregon një grup burrash duke luajtur një lojë me letra në ajër. Ata e morën një shall dhe e lidhën në ulëset e...

Lajme të tjera

Web TV