Prostitucioni në Spanjë mund të bëhet i jashtëligjshëm, kryeministri Sanches: Skllavëron gratë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sipas një deklaratë të kryeministrit spanjoll, prostitucioni mund të bëhet i jashtëligjshëm në Spanjë, pasi skllavëron gratë. Prostitucioni u dekriminalizua në Spanjë, në vitin 1995 dhe në 2016, OKB vlerësoi se industria e seksit në vend kapte vlerën e 3.7 miliardë eurove.

Sipas një studimi të 2009-s, 1 në tre burra spanjollë kishin paguar për marrëdhënie seksuale. Megjithatë, një tjetër raport i publikuar po atë vit, sugjeroi se të dhënat mund të arrijnë deri në 39 % dhe në 2011 një studim i OKB-së  citoi Spanjën si qendrën më të madhe të prostitucionit në botë, pas Tajlandës dhe Puerto Rico.

300 mijë gra punojnë si prostituta në Spanjë. Sipas ligjit në fuqi, nuk parashikohen ndëshkime për personat që paguajnë për shërbime seksuale, megjithatë tutorët dhe shfrytëzimi i prostitucionit janë të ndaluara.

Ndërkohë që OJQ -të besojnë se një përqindje e madhe e grave që punojnë në industrinë e seksit në Spanjë janë  në fakt viktima të trafikimit.

Të fundit

Sopranoja Nina Muho sjell koncert recital me këngët popullore shqiptare

Nga jugu në veri, një udhëtim muzikor në rrënjët e shpirtit shqiptar, u ngjit në skenën e Teatrit Kombëtar...

“Kurti po shkel Kushtetutën dhe ligjin që vetë firmosi”

Në Kosovë, kriza politike vijon të thellohet çdo dy ditë. Këtë të martë dështoi një tjetër tentativë për konstituimin e parlamentit në Prishtinë, e...

Përmbyset kamioni në “Shkallën e Tujanit”, plagoset shoferi

Një kamion me ngarkesë është përmbysur pak minuta më parë në vendin e quajtur “Shkalla e Tujanit”. Për pasoje është plagosur drejtuesi i kamionit, ndërkohë...

Publikohet kalendari i La Ligas, El Clasico e parë luhet në Madrid (data)

Liga Spanjolle e Futbollit ka publikuar zyrtarisht kalendarin e La Ligas për sezonin e ri 2025-2026. Sipas shortit të hedhur këtë të martë, gara për...

Trump do të bisedojë për Gazën dhe Iranin në takim me Netanyahun

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi të martën se do të bisedojë për gjendjen në Rripin e Gazës dhe për Iranin kur...

Lajme të tjera

Web TV